VLORE-Të respektohet shteti dhe të forcohen institucionet si dhe t’ i jepet fund cdo praktike që e sheh politiken dhe shtetin si burim fitimi, abuzimi dhe demagogjia. Ky është mesazhi i presidentit Bamir Topi për politikën shqiptare në prag të 100 vjetorin e krijimit të shtetit. Kreu i shtetit e përcolli këtë mesazh ndërsa mori pjesë sot paradite në ceremoninë përkujtimore me rastin e 160-vjetorit të rënies së atdhetarit Zenel Gjoleka, në Kuc të Vlorës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Nënkryetari i Kuvendit, Namik Dokle, deputetë, Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika si dhe përfaqësues të pushtetit vendor, artistë, figura të shquara intelektuale të zonës, etj.

Duke respektuar shtetin dhe forcuar institucionet, duke njohur ligjin dhe treguar bindje ndaj tij, duke u dhënë fund çdo praktike të gabuar që e sheh politikën dhe shtetin si burim fitimi, abuzimi apo demagogjie, pra duke marrë vendime për qytetarët, me qytetarët dhe në interes të plotë publik e kombëtar, - vetëm kështu politika dhe shtetarët tanë i bëjnë respektin e merituar përvjetorit të krijimit të shtetit shqiptar. Ky është apeli im për politikën në këtë ditë të shënuar të respektit për një simbol të qëndresës, kurajës dhe patriotizmit”.- deklaroi gjatë fjalës së tij presidenti Topi.

Ne kete ceremoni Presidenti Topi nderoi me Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”, patriotin Zenel Gjoleka.
(jd/shqiptarja.com)