Topi pret ambasadorin
e ri të Italisë, Massimo Gaiani

Topi pret ambasadorin<br />e ri të Italisë, Massimo Gaiani
Ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani, nis sot zyrtarisht detyrën e tij në vendin tonë. Ai u prit sot nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale.

Lajmi për emërimin e Massimo Gaiani, ambasador i Italisë në Shqipëri u bë publik pak kohë më parë nga ministria e Jashtme italiane. Gaiani zëvendëson në këtë post, ambasadorin Saba D’Elia.

Gaiani, ekpert i njohur i cështjeve europiane në 6 vitet para emërimit aktual, ka një ekperiencë të pasur pranë institucioneve diplomatike italiane, ndërkohë që jashtë vendit ambasadori Gaiani ka patur disa funksione pranë Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë BE në Bruksel dhe në Washington.

Topi ka pritur edhe ambasadorin e ri të Koresë së Jugut
Presidenti Topi priti gjithashtu edhe Ambasadorin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Ju Uang Huan me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale

Ju Uang Huan ka marrë sot zyrtarisht detyrën si ambasador i Republikës Popullore Demokratike të Koresë.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend