Topi: Qeverisja Rama-Meta
më demokratike se e kaluara

Topi: Qeverisja Rama-Meta<br />më demokratike se e kaluara
TIRANE- Ish-Presidenti Bamir Topi e cilëson qeverisjen aktuale si më demokratike krahasuar me qeverisjen e kaluar. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në “A1 Report”, ish-kreu i shtetit, njëherësh kryetar i FRD, tha se qeveria aktuale duhet të vijojë në këtë rrugë, ndërsa theksoi se opozita e sotme ka nevojë për riformatim dhe vizion të ri. Topi tha se forca politike që ai drejton është në opozitë, por jo pjesë e opozitës institucionale.
 
“Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona. Nga pikëpamja e profilit demokratik qeveria e sotme është shumë më demokratike se qeveria e Berishës, duhet të jetë në rrafsh politik për të zhvilluar pjesën tjetër të programit. Qeveria e djeshme që iku me votën e 23 qershorit, ka qenë e një profili me demokraci të ulët, shpresojmë që kjo qeveri të sjellë një profil ndryshe. Ky është qëndrimi ynë objektiv, nuk ka të bëjë me termat për t’u afruar apo bashkëpunuar. Sot Shqipëria ka nevojë për një riformatim të opozitës, dhe një opozitë që ka një vizion të qartë. Por situata e sotme në opozitë është komplekse dhe e rëndë, dhe është e kapur peng nga një individ, që pas dorëheqjes duhet të kishte dalë nga kjo rrugë”, tha Topi.
 
Sa i takon vendimit të vendeve të BE për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në Qershor, Topi tha se është një ngjarje e dëshiruar për shqiptarët, por theksoi se kjo nuk duhet të jetë krenari e asnjë politikani, por e përpjekjeve të përbashkëta. Ish-presidenti tha se politika nuk duhet të luajë me fjalimet duke i quajtur ndërkombëtarët naive, pasi kjo shihet më pas në rezultatet e “provimit”.
 
Ish-presidenti më tej është ndalur edhe tek reforma në drejtësi, duke theksuar së është e rëndësishme një reformë rrënjësore dhe jo në pjesë të veçanta sipas interesave politike.  
 
Cili është qëndrimi juaj në raport me standardet që duhet të arrihen?
Ne me sa duket jemi të fundit në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë të jemi të fundit, jo se s’dimë t’i bëjmë, por mënyra e veprimit të politikës ndikon. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e sollën sistemin zgjedhor në funksion të dy drejtuesve të partive të mëdha. Por sistemi zgjedhor duhet të krijonte kushte për një proces korrekt.
 
A e mbështesni iniciativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor?
Ne kemi sistem proporcional sot, defekti nuk është tek natyra e modelit të zgjedhjeve, por janë parë me imtësi të gjitha mundësitë për të deformuar votën e qytetarëve.
 
Sa i takon seancave parlamentare, me debate, ironi, sarkazma, ç’mendim keni?
Parlamenti po varfërohet nga pikëpamja e funksionit të tij. Ka përplasje dhe demonstrim të protagonistëve kryesorë të politikës, që shfaqin gjithnjë e më shumë tiparet reale të tyre.
 
Ç’qëndrim ka FRD kundrejt qeverisjes së sotme, dhe qëndrimit të opozitës?
Jemi një parti e qendrës së djathtë, e vendosur në opozitë, por s’jemi pjesë e kësaj opozitë institucionale që ka braktisur bërjen e detyrës reale të saj. Po drejtohet drejt ujërave të turbullta kjo opozitë. Ne kemi qenë në një pozicion shumë objektiv, duke bërë vërejtjet tona. Nga pikëpamja e profilit demokratik qeveria e sotme është shumë më demokratike se qeveria e Berishës, duhet të jetë në rrafsh politik për të zhvilluar pjesën tjetër të programit. Qeveria e djeshme që iku me votën e 23 qershorit, ka qenë e një profili me demokraci të ulët, shpresojmë që kjo qeveri të sjellë një profil ndryshe. Ky është qëndrimi ynë objektiv, nuk ka të bëjë me termat për t’u afruar apo bashkëpunuar. Sot Shqipëria ka nevojë për një riformatim të opozitës, dhe një opozitë që ka një vizion të qartë. Por situata e sotme në opozitë është komplekse dhe e rëndë, dhe është e kapur peng nga një individ, që pas dorëheqjes duhet të kishte dalë nga kjo rrugë.
 
Sa i takon performancës së presidentit aktual si mendoni?
Unë nuk preferoj të merrem me analizën e performancës së presidentit që më zëvendësoi. Gjithmonë kam qenë i pritur të mos ketë keqkuptim të një konflikti interesi për shkak se unë kam qenë në atë institucion. Ai gjithmonë ka qenë një institucion i sulmuar nga shumicat e radhës. Edhe unë kam qenë sulmuar, dhe kjo ka qenë një situatë e vështirë. Pata krijuar një lloj imuniteti. Sot askush nuk ka arsye që ta gjykojë keq sjelljen e presidentit. Mos pritni asgjë normale përderisa gjerat vijojnë nga një deformim që iu bë Kushtetutës brenda një natë. Çdo gjë që vjen sot është derivat i asaj klime që kanë gatuar vetë. Edhe sa i takon reformës në drejtësi, secili kërkon të ndërhyjë në mënyrë segmentare, ndërkohë që ky sektor duhet të shihet në mënyrë integrale. Por kjo është e pamundur për supet e këtyre politikanëve, ose kanë interes të prekin vetëm ato pjesë për të cilët kanë nevojë. Edhe KLD është një përzierje e interesave të ndryshme. Nuk është pjesë e pushtetit të presidentit. Janë pushtete që zgjidhen nga mazhorancat e minorancat në Parlament. Dhe aty mbrohen interesa që kanë prapavijë politike. Shqipëria nuk udhëhiqet thjesht nga qeveria, por nga klasat politike, mbase edhe nga ata që janë në opozitë. Edhe sot mbas 23 vitesh për shembull bëhet moral për ish-të përndjekurit politikë, ndërsa kësaj çështje ende nuk i jepet zgjidhje. Interesi FRD dhe të gjithëve pa përjashtim, nuk është interesi i një karrigeje dhe pushteti, por duam fizionomi të shtetit, dhe raport të shtetit me qytetarët. Shteti duhet të jetë demokratik dhe të garantojë në mënyrë demokratike të gjithë liritë e qytetarëve, dhe të mos përdoret si term vetëm për interes politik. Duke folur kështu politikisht i kujtojmë ndërkombëtarët naivë. Por ata i dinë shumë mirë gjerat. E dinë si veprohet me dy standarde nga politikanët, dhe kur shkon jep provimin atje, dihet që do jenë të ftohtë. Momenti i vendimmarrjes pozitive nga BE padyshim që është moment gëzimi për çdo shqiptar, por nuk është moment krenarie për politikanët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale