Topi:Rama po traumatizon shoqërinë
Berisha 'Kali i Trojës' për të djathtën

Topi:Rama po traumatizon shoqërinë<br />Berisha 'Kali i Trojës' për të djathtën
KORÇË- Bamir Topi, ish president i vendit ka bërë edhe një apel për Kryeministrin Rama duke e akuzuar atë se qeveria e tij nuk ka një vizion të qartë, e po depërton në xhepat e qytetarëve. Po ashtu i thotë Ramës se po traumatizon shoqërinë shqiptare.

“Zotëri ke zaptuar ekranet. Shqiptarët kanë nevojë për një Kryeministër të modeleve europiane. Ky popull llogarit mbijetesën, ndërsa sot bëhet politike shumë sipërfaqësore. Kjo mazhorancë dëmtohet sepse nuk ka një opozitë ose ka një opozite jashtë loje të cilën se kam parë ndonjëherë. Një familjar që s’ka të ushqejë familjen është në burg. Një qeveri e mirë ka nevojë të ketë dinamizëm dhe ne përkrahim cdo gjë që shkon në kuadër të ligjit, por ajo nuk i çon njerëzit në rrugë pa shpresë. Vetëm këtu kam parë që sapo merr pushtetin bëhesh delirant dhe harron premtimet. Ka nisur një luftë virtuale politike dhe harrohet gjithçka. Janë harruar çështje si Gërdeci, Rruga e Kombit etj. Mazhoranca ka nisur rrugën e tatëpjetës.”- tha Topi duke iu drejtuar Ramës nga Korça.
 
Kreu i FRD në kritika e tij nuk ka kursyer as opozitën, së cilës i kërkon “llogari” se ajo duhet të mbajë përgjegjësi përballë elektoratit që e ka votuar.
 
“Kjo mazhorancë dëmtohet sepse nuk ka një opozitë ose ka një opozite jashtë loje të cilën se kam parë ndonjëherë. Minimumi i koshiencës politike është që pavarësisht se nuk je në parlament duhet të japësh qëndrimet kritike. Nuk mund ti tregohet një populli të frustruar dera e burgut. Mungesa e opozitës në parlament e thonë dhe ndërkombëtarët që ajo duhet të jetë atje. Opozita pretendon që bëri zgjedhje demokratike por është e e padenjë për ata parti që flaku për interesa të padenja politikanesh të rinj, por ata e kanë syrin tek skema arkaike. Asnjëherë e djathtët nuk ka qenë më në krizë se sot. Ai që për shumë vite drejtoi kauzën e së djathtës konsiderohet sot si “Kali i Trojës” të së djathtës.”- u shpreh ish-presidenti dhe kreu i FRD Babir Topi. 
 
Më herët Bamir Topi ishte edhe në qytetin e Librazhdit ku gjithashtu ka renditur kritikat e tij për qeverinë dhe opozitën. Por gjithashtu kërkoi nga mazhoranca të kontribuojë për ligjin zgjedhor pasi KQZ aktuale ka certifikuar parlamentin me të çuditshëm të pluralizmit.
 
Ndërkohë lidhur me hapjen e dosjeve Topi deklaroi se kjo duhet të bëhet për të gjithë ata që aspirojnë politikën.

Topi:Opozita ka tradhtuar elektoratin, Qeveria s’po zgjidh hallet e popullit

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS