Topi: Të hapet ambasada
boshnjake në Shqipëri

Topi: Të hapet ambasada<br />boshnjake në Shqipëri
TIRANË – Shqipëria mirëpret hapjen e ambasadës boshnjake në vendin tonë. Presidenti i Republikës. Këtë fakt presidenti i republikës e ka pohuar gjatë takimit me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beçiroviç dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Sipas njoftimit zyrtar, Topi dhe Beçiroviç shprehën interesin pёr intensifikimin e bashkëpunimit nё fushën e ekonomisë, turizmit, infrastrukturës, shkëmbimeve tregtare, kulturës, etj. Presidenti Topi vuri në dukje se, në këtë kuadër, ne do të mirëprisnim edhe hapjen e Ambasadës së Bosnje-Hercegovinës në Tiranë, ç’ka do të ndikonte në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryetari i Shtetit Shqiptar shprehu dhe interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet mike.
“Kjo do të jepte një impakt të menjëhershëm në rritjen e nivelit të bashkëpunimit të gjithanshëm, e sidomos atij ekonomiko-tregtar, si dhe do të ndikonte në afrimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohjen e kulturave të dy vendeve”,tha Topi.
Beçiroviç vuri në dukje se në këtë drejtim mund të shërbente edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo vendosja e një linjë direkte avioni mes Sarajevës dhe Tiranës, gjë që do të zgjeronte komunikimin


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend