Topi takon amerikanët:
Politika larg duart nga gjyqësori

Topi takon amerikanët: <br />Politika larg duart nga gjyqësori
TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka përsëritur edhe njëherë apelin e tij që politika t’i mbajë duart larg gjyësorit. Ky mesazh është përcjellë gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë me gjyqtarët e Gjykatës amerikane të Apelit, Xhon Uoker dhe Kliford Uallas.

Presidenti Topi tha se “interesat e politikës nuk duhet të ndikojnë në proceset vendimmarrëse të pushtetit gjyqësor, pasi në këtë mënyrë cënohet pavarësia e institucioneve të demokracisë dhe parimi i ndarjes së pushteteve”.
“Gjyqtarët shqiptarë duhet të jenë vetë në gjendje të mbajnë lart integritetin e tyre profesional dhe moral, duke mos u ndikuar nga presionet politike apo ekonomike në dhënien e drejtësisë. Vetëm kështu Shqipëria dhe sistemi i saj i drejtësisë do të arrijë standardet e nevojshme për marrjen sa më të shpejtë të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, mundësisht brenda këtij viti që përkon me 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.” – theksoi Presidenti Topi.
Nga ana tjetër dy gjyqtarët amerikanë Uoker dhe Uallas u shprehën se “edhe njerëzit e drejtësisë kanë nevojë për më tepër inkurajim dhe mbështetje në kryerjen e detyrës së tyre”, duke theksuar se “në këtë mënyrë arrihet forcimi përfundimtar i shtetit ligjor dhe sigurimi i pavarësisë së plotë të tij”.

DANIMARKA: PËRFUNDONI REFORMAT TË FITONI STATUSIN
Danimarka do ndihmojë Shqipërinë në procesin e marrjes së statusit kandidat për në BE. Kjo është konfirmuar në Tiranë nga Ministri i Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nikolai Vamen, vendi i të cilit mban Presidencën e rradhës së BE, gjatë një takimi të zhvilluar me Presidentin Topi.
Ministri danez theksoi rëndësinë e përmbushjes së kritereve politike nga ana e Shqipërisë dhe përfundimin me sukses të reformave të nevojshme për anëtarësim si ajo zgjedhore, reforma parlamentare si dhe zgjedhja me konsensus e Kreut të ri të Shtetit shqiptar, i cili duhet të përfaqësojë unitetin e të gjithë popullit-sic u shpreh ai.
”Marrja nga Shqipëria e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, - theksoi Presidenti Topi në takim, - kërkon një angazhim maksimal të institucioneve dhe të klasës politike shqiptare, dialog serioz dhe sjellje dinjitoze të të gjithë aktorëve politikë, përkushtim dhe zbatim korrekt të legjislacionit në fuqi, si dhe një bashkëpunim intensiv me Presidencën daneze dhe delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë”.

(ns/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar