Topi takon Vujanovic: Ju
mbështesim në BE dhe NATO

Topi takon Vujanovic: Ju <br />mbështesim në BE dhe NATO
TIRANE- Shqipëria mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në BE dhe NATO. Kjo është konfirmmuar gjatë takimit sot mes presidenti shqiptar Bamir Topi dhe homologut të tij të Malit të Zi Filip Vujanovic që ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare. “Bashkëpunimi mes dy vendeve është I dukshëm në kuadrin e Kartës së Adriatikut A5. Na vjen mirë që Mali I Zi është në prag të negociatave”-ka theksuar Topi.
Presidenti malazez vlerësoi rolin moderator të Shqipërisë në rajon. Dy presidentët vlerësuan faktin se pavarësia e Kosovësi ka shërbyer forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Dy krerët e shteteve kufitare vlerësuan gjithashtu dhe qëndrimin e autoriteteve kosovare në forcimin e klimës së bashkëpunimit në rajon. Topi-Vujanovic diskutuan dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Presidenti malazez Filip Vujanovic rreth mesditës do takohet me kryeministrin Berisha dhe në orën 15.00 me kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Axhenda e vizitës përfshin edhe takimin me kreun e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha. Në ditën e dytë të vizitës Vujanovic do vizitojë Kalanë e Beratit si dhe Amfiteatrin e Durrësit.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë