TIRANE- Bamir Topi u rrëfye për jetën dhe jo politikën në emisionin e djeshëm "Kasketa" në A1 Report të Kastro Zisos. Ish presidenti si rrallë më parë ka folur për gatimin, për femrën, për shoqërinë shqiptare, madje edhe për urbanizimin e Tiranës. Dhe për ish presidentin duhet thënë se e pëlqen shumë femrën shqiptare, nga Shqipëria apo Kosova. Madje, e veçon atë edhe nga femrat e tjera të rajonit.

Më thatë që këtë limonin e keni mbjellë vet?

-Po, e kam mbjellë vetë

Në qejfëri oborri...

- Eshtë një nga pasionet e mia të forta për natyrën.

Pse jo? Se kemi humbur edhe kontaktet me natyrën.

- Eshtë betonizuar gjithçka.

Si i bëhet te kjo Tirana, sepse unë po vij nga një udhëtim nga lart nga Dajti dhe për atë rrugë nuk e kam idenë se kush e mban përgjegjësinë...Si e sheh Tiranën me gjithë këtë betonizim?

- Tashmë ajo Tirana është vetëm në fotot bardhë e zi, që unë i kam në albumin tim, diku edhe i kam ekspozuar. I kam ekspozuar jo thjesht për t'u kthyer në nostalgjik, por për t'u thënë fëmijëve të mi që Tirana, është më e bukur se ç'ka është sot.

Më e bukur, po si?

- Më e bukur nga pikëpamja e konceptimit si qytet. Edhe një studiues që ka vizituar Tiranën në vitet '30, u shpreh në kujtimet e tij se "Kisha parë qytet pa rrugë, por rrugë pa qytet nuk kisha parë". Kjo do të thotë që aktiektët italianë të asaj kohe, që projektuan Tiranën e projektuan shumë mirë. Nga qendra e dikurshme, rrugët shkonimin me sistemi radial, ku nga çdo lloj rruge t'i shikoje horizontin. Nga rruga e Durrësit, shikoje diellin si perëndonte, nga rruga e Dibrës, shikoje Dajtin, nga bulevardi shikoje jugun, kodrat e Saukut.

Kush është problemi i sotëm?

- Problemi i sotëm është që ne nuk kemi konservuar asgjë. Tirana sot ka mbetur vetëm në memorien e vjetër, vetëm me dy-tre monumente, ku njëra është xhamia e Eh'tem Beut dhe tjetra është Kulla e Sahatit dhe asgjë tjetër. Kjo është ndryshe çfarë ka ndodhur me qytetet e tjera, që i kanë kaluar etapat historike.

Çfarë ka ndodhur me tironsit, këto vite që ka pasur ndryshim infrastrukturor. A kanë ndryshuar ata?

- Sigurisht ky është një proces që ndodh tradicionalisht, siç ndodh në çdo qytet të botës ajo që ka ndodhur edhe këtu në Tiranë. Por ajo që është e dukshme në historinë e tironsve është ajo ndjenja e bujarisë dhe e mikëpritjes. Lëvizjet që kanë ndodhur e kanë bërë Tiranën sot të jetë një qytet me shumë banorë.

A është Tirana metropol?

- Tirana është metropol padyshim. Mund të them që është metropoli Tiranë - Durrës. Dikur ne këmi thënë që është një trekëndësh, por dita ditës po vërtetohet. Që ekzistonë një trekëndësh Tranë, Durrës, Krujë.

Ke gatuar makarona me peshk ton?

- Absolutisht dhe jam bërë ekspert. Ndodh rrallë të gatuaj, por jam i gatshëm që ta marrë përsipër një gatim modest.

Je pënduar ndonjë çast për martesën?

- Jo asnjëherë.

Je penduar për ndonjë çast se nuk ka qenë zgjedhja e duhur?

- Ka qenë zgjedhja e duhur dhe interesantja është që ka qenë shumë herët. Jemi njohur shumë të rinj, sa edhe sot kemi të njëtën sjellje. Kemi marrë shumë nga njëri-tjetri me Teutën.

Ndikon paraja në sjelljen e një çifti?

- Në mënyrë absolute. Pas kthimit na Italia, unë kam punuar në institut dhe natyrisht puna në institut më jepte një mundësi më shumë për të dalë jashtë. Por edhe vet kushtet filluan të ndyshojnë.

Si kanë qenë vitet '90?

- Vitet '90 kanë qenë shumë dinamike dhe shumë optimiste. Vitet '94 dhe '95 kanë qenë dy vite shumë interesante, ende pa dal historia e piramidave.

Si është raporti i energjisë më raportin e sistemit që njeriu ka?

- Unë vazhdoj të kem energji po kurrësesi energjinë e atyre viteve.

Pse, të ndikon koha, të ndikon sistemi?

- Unë do të thosha diçka. Ajaks-i i madh para se të merrte titullin kapioni i Europës në vitin '70, pati një përballje me Milanin në '69. Milani fitoi 4-1 dhe përballë Riverës, ishte Kroifi. Komentet ishin në atë kohë ylli që po lind për Kroifin dhe kreu i mesit të fushës. Pra dominoi energjia. Pra vjen një moshë që energjia fillon e kompesohet me pjekurinë. Çdo njeri ka eksperiencën e vet, por në këtë moshë natyrisht që fillon e dominon eksperienca. Në moshën 40 vjeçare, sipas studimeve, njeriu mund të bëjë analizë të plotë, pra të marrë vendime mbi bazën e një analize.

Si është raporti i Bamir Topit me Zotin?

- Është një raport shumë personal. Raporti me Zotin është shumë shpirtëror.

Pse bëhet lufta?

- Janë interesa të caktuara dhe ndonjërë lufta bëhet për të arritur paqen.

A jeni për një bashkim kombëtar dhe si mund të ndodhi?

- Unë nuk besoj se mund të ketë shqiptarë në hapësirën mbarë Shqiptare, përfshi edhe personi që po i flet sot këtu, të mos të dëshiroj bashkimin kombëtar. Kjo është një e drejtë e ligjshme. Për ne shqiptarët është një fat i jashtëzakonshëm që kemi një mik të madh që na garanton, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht nga pëpjekjet e shqiptarëve në rajon, kanë qenë SHBA për t'i thënë stop atij regjimi që la këtë dramë të jashtëzakonëshme. Mendojmë që gjërat të shkojnë thjeshtë sipas vullnetit tonë, kjo është një politik shumë e gjatë. Ata që sot përdorin retorikën e bashkimit pa hedhur një skemë konkrete, mendoj se janë thjeshtë njerëz që kërkojnë të përfitojnë votat.

Kush janë më të bukuar femrat në Kosova apo nga Shqipëria?

- Femrat shqiptare duke bërë një krahasim vlerësimor, me vendet që kemi përreth, për mua dhe nuk ka dyshim se femrat shqiptare janë më të bukurat. Kam parë vajza shumë të bukura gjatë vizitave të mia në Kosovë.

Jeni me tezën që femrat Kosovare janë më të bukura ?

- Unë nuk mund të bëj një diferencë, sepse do isha shumë subjektiv. Jemi i njëti gen, sikurse ka vajza të bukura këtu, ka vajza të bukura edhe atje.

Pse femrat nga Kosova janë më të gjata se ato shqiptare ?

- Në momete të caktuara ju i dini kushtet e ushqimit. Ju e keni parë që vajzat që 15-20 vjeçare kanë një ndryshim të dukshëm. Ato janë ushqyer më mirë se ne. Ne kemi pasur periudha të pamjaftueshmërisë.

Politika në familje...

- Unë kam një shprehje "kur e ke shtëpi me xhama, mos i gjuaj me gur xhamave të komshiut". Politika duhet të jetë shumë e kujdesshme mos të penetrojë në familje. Ai që merret me politikë duhet të jetë shumë i fortë, sepse mund të ketë sulme të kësaj natyre. Kjo është politika vulgare. Ti në rast se ke intelekt, ke eksperiencën, gjëja e fundit është, të merresh me ketë.

E mendon vdekjen ?

- Jo nuk e mendoj. Unë mendoj se një ditë që kalon pa probleme është një ditë e lumtur. Unë nuk konsideroj problem, asnjë problem që shkon përtej shëndetit.

Sa shoqe ke në jetë, se me femrën nuk u morëm fare?

Bëmë mirë që nuk u morëm, se ka gjërë më të rëndësishme.

Sesa femra?

- Eshtë një moment që femra ka në dorë menaxhimin e familjes. Raporti me fëmijët, raporti me të afërmit. Mashkulli kësisoj në një farë mënyre është dipendent nga kjo lloj mbështetje që ka nga femra në familje. Sot në vendet përëndimore ka një frymë demokracie më të avancuar se këtu, ka ende elementë të traditës në këto raporte. Femrat janë futur në karrierë, madje kanë prishur disa raporte që kanë të bëjnë me demaografinë, me shtimin, me pasardhësit. Pra preferojnë t'i lindin fëmijët me limite, ose ka të tjera që kanë prioritet karrierën. Ndonjëherë evitojnë edhe këtë mundësi që u jep martesa. Pra kalojnë në bashkëjetesë, ndërkohë që rregulli i natyrës është që një bashkëjetesë duhet të kalojë detyrimisht në martesë.

(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(Redaksia online )
(sg/shqiptarja.com)