Ish-presidenti Bamir Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! Nuk pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët

Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.

I ftuar në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Topi tha se njëjtë si për Reformën në Drejtësi, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion për të arritur çlirimin e partive politike nga ata që ish-kreu i shtetit i quajti ‘uzurpatorë’.

"I drejtohem atyre partnerëve që bënë presionin e duhur pozitiv për të bërë reformën në drejtësi. Të njëjtën gjë duhet ta ushtrojnë për të bërë reformën në politikë. Mos prisni ndryshim të vullnetshëm nga mëkatarët. Ndërkombëtarët të bëjnë reformën në politikë! Të çlirohen partitë politike nga uzurpatorët”- u shpreh Bamir Topi ndër të tjera duke shtuar se partitë politike në Shqipëri janë të ngjashme me kazermat ushtarake për nga mënyra sesi funksionojnë.

Sipas tij, situata ku ndodhemi politikisht, ka ardhur si pasojë e marrëveshjes së bërë mes Ramës dhe Berishës në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese. Topi tha se ai e kishte paralajmëruar më herët Berishën duke i thënë se një marrëveshje e tillë do t’i kthehej në boomerang.

“Ky terren në shoqërinë shqiptare ka shumë injorancë. Nuk arrijmë të kuptojmë kur vjen një sinjal i fortë nga ai që në një moment të caktuar është në krye të shtetit. Kur unë kam folur që kjo situatë që është sot, do të vijë hap pas hapi, i pata të gjithë kundër. Vetëm një pjesë shumë e vogël, 4 apo 5 vetë në PD, partia e Metës dhe një zë i vecantë. U futën në një psikozë politike duke treguar se jo vetëm që nuk e njihnin jetën e institucioneve por ishin ushtarë të verbër të atyre që realizuan kompromisin më të ndyrë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Ia kam thënë Berishës drejtëpërdrejtë që kjo që po bën do të kthehet në një boomerang sepse një ditë ai që do kesh përballë që do të jetë në pushtet, nuk e rrëzon dot më”- tha ish-presidenti.

Ndërsa teksa foli për ish-kryeministrin Sali Berisha, Topi tha se ndihet keq kur e sheh në atë situatë dhe shtoi se kreu i Rithemelimit e ka problemin e vërtetë me drejtësinë duke theksuar se ky është një raport personal dhe jo i përgjithshëm.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/01/2024 11:15

    E dëgjova me vëmëndje debatin me B.Topin.Nuk foli shumë për non gratën si fatkeqsi Kombëtare për VËNDIN DHE PD,Por ju turr E.Ramës sikur ky e ka fain ndise Sb e bëri copë e çikë PD dhe opozitën. -Nd/Ko bëtarët nuk ndërhyjnë më në Shqipëri derisa Sb të jetë në SHQUP pa parti logo e vulë. -E.Rama do të jet KM deri 2029,pasi PD ka vdekur përfundimisht.Kush nuk e kupton këtë është IDIOT. -Luli që të bëhet kr PD duhet të rrëfehet çka bërë me Saliun në Qeveri e Parti..dhe kush e dha urdhrin për të vrarë 4 protestuesit në 21 janar 2011,etj.

    Përgjigju
  • Vojokushi: 09/01/2024 03:22

    Cfare jane keto thirrje keshtu?! Cfare jemi ne toke e pushtuar nga te huajt? Ik more tutje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'