TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Ipeshkvit të Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës, dhe njëkohësisht Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirditës, shpreh urimet më të mira për të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Festës së Pashkëve.
"Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!", thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit.
Ai uron që kjo ditë të shërbejë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com