Topi vs Topalli: Ja mbrojtja e
Presidentit në Kushtetuese

Topi vs Topalli: Ja mbrojtja e <br />Presidentit në Kushtetuese
TIRANE- Pas vitesh te tera konfliktualiteti për çështjen e emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Presidenca dhe Parlamenti këtë here janë përplasur ne Gjykatën Kushtetuese. Këshilltari i zotit Topi, Artur Metani ka kërkuar nga Kushtetuesja të zgjidhë konfliktin mes këtyre 2 institucioneve, duke shfuqizuar vendimin e marrë nga parlamenti në 23 qershorin e vitit të kaluar që i ktheu mbrapsht presidentit 3 dekrete për emërimin e anëtarëve te Gjykatës Kushtetuese. Sipas Presidencës, dekretet e kreut te shtetit nuk mund të pezullohen.
 Në 6 argumentat e renditur nga këshilltari i tij juridik, presidenti Topi deklaron se Kuvendi i Shqipërisë nuk po respekton ndarjen e pushteteve, lidhur në këtë rast me emërimet për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtuese.

Ja çfarë shtron në argumentat e tij, këshilltari juridik i presidentit Topi


1.E DREJTA E GJYKATES PER KONFLIKTIN
Presidenti i Republikës vlerëson se bazuar në nenin përkatës të Kushtetuës, Gjykata Kushtetuese vendos për mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve. Dhe konfliktet e kompetencës ndërmjet pushteteve kur mosmarrëveshja ka lidhje të drejtpërdrejtë me ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë duket se bashkohen me arsyetimin e Gjykatës, ndërprerja e menjëhershme e procedurave të shqyrtimit nga Kuvendi të tre dekreteve të Presidentit, është në vlerësimin e Presidentit, një mekanizem antikushtetues. Por, sipas vendimeve të marrë më herët nga gjykata kushtetuese, sipas Metanit, do të thotë se gjyqtari kushtetues duhet të ketë një mandat të përcaktuar në rregullime ligjore, nje mandat të njohur paraprakisht për të, dhe jo të ndryshueshëm në një moment të caktuar të kohëzgjatjes së mandatit, me një vendim të njërit prej institucionioneve që e ka zgjedhur atë.
 Në të kundërt, pra nëse Presidenti i Republikës do të vononte emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës me arsyetimin e gjetjes së një mekanizmi, jashtë një rregullimi ligjor, atëherë Presidenti i Republikës vlerësoi se do të ishte në moszbatim të detyrimeve të tij kushtetuese”, argumenton presidenca.

2.KUVENDI DHE DEKRETET E PRESIDENTIT
Presidenca pretendon se mekanizmi i gjetur nga Kuvendi për shtyrjen e procedurave për shqyrtimin në seancë plenare të tre dekreteve të Presidentit të Republikës, është miratuar me një akt të brendshëm të Kuvendit, pra me një vendim të tij. Vendimet e Kuvendit kanë gjithmonë karakterin e akteve të brendshme dhe ato në asnjë rast nuk mund të percatojnë rregulla të përgjithshme të detyrueshme për zbatim.
Kësisoj, prishja e rregullit te percaktuar ne ligjin organic, pra vonesat ne emerime dhe dhenie pelqimi per dekretet per shkaqe objective apo subjective, nuk mund te rregullohet me vendim te Kuvendit, por vetem nepermjet nje rregullimi ligjor.

3.MANDATI I GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE
Presidenti i Republikës vlerëson se nuk është në diskrecionin dhe vlerësimin as të Presidentit dhe as të Kuvendit të Shqipërisë përcaktimi i përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. “Një vendim i tillë i Kuvendit, është ndërhyrje në sferën e kompetencës së Presidentit të Republikës dhe krijon parregullsi në ushtrimin e kompetencave të tij. Por, ky vendim i Kuvendit ka prekur edhe kompetencat e vetë Gjykatës Kushtetuese, duke marrë përsipër të interpretojë dhe miratojë një akt, i cili nuk është shprehur nëe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, argumenton këshilltari juridik i Presidenti. Gjykata

4.LEGJITIMITETI I GJYKATËS
Presidenca thotë se me vendimin e qershorit të kaluar, Kuvendi ka vënë në dyshim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese e përsa i përket vazhdimit të qendrimit në detyrë të tre anëtarëve të saj, të cilëve u është deklaruar mbarimi i mandatit me vendimet e prillit dhe majit 2010 të kësaj Gjykate.

5.KUVENDI KONTRADIKTOR ME VETEN
Metani tha se legjislativi është kontradiktor brenda tij. Në disa paragrafe të tij, shprehet se “Komisioni i Ligjeve ka vendosur t’i propozojë seancës dhënien e pëlqimit për njërën prej kandidaturave dhe mosdhënien e pëlqimit për tre kandidaturat e tjera”. Gjithashtu, Komisioni i Ligjeve propozon që Kuvendi të vijojë procedurën në lidhje me kandidaturën që Komisioni ka gjetur në përputhje me kriteret që ka per vlefshmërinë e kandidaturave për gjyqtarë kushtetues, por Komisioni i Ligjeve propozon ndërprerjen e procedurave për tre kandidaturat e fundit dhe dërgimin mbrapsht të dekreteve në institucionin e Presidentit të Republikës.

6.NDARJA E PUSHTETEVE
Në vlerësimin e Presidentit të Republikës, çështja në shqyrtim është një çështje themelore e ndarjes së pushteteve, e shtetit të së drejtës dhe garancive kushtetuese të ofruara për ushtrimin e kompetencave që institucionet kanë. Zbatimi i detyrimeve kushtetuese duhet të jetë i harmonizuar gjithmonë me parimet themelore të ndërtimit dhe funksionimit të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë. “Vetëm një harmonizim i tillë bën të mundur rregullimin e çështjeve që shtrohen për zgjidhje përpara institucioneve publike”, e mbylli argumentimin e tij juridik sot këshilltari i presidentit Topi.


REAGIMI I KUVENDIT
Përfaqësuesi i Kuvendit ka argumentuar se vendimi i 23 qershorit ka ardhur pas arsyetimit te Gjykatës Kushtetuese për te respektuar rotacionin, duke gjykuar se emërimet e reja ne Gjykatën Kushtetuese mund te bëhen vetëm ne prill te vitit 2013. Një vit me pare mazhoranca pezulloi procedurat për 4 emërimet ne Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar interpretim nga ky institucion për ripërtëritjen e 1/3 se anëtareve ne çdo 3 vjet. Pas vendimit te kushtetueses për te respektuar këtë detyrim kushtetues, parlamenti vendosi te miratoje një anëtar te Gjykatës, duke i kthyer mbrapsht 3 emërimet e tjera kreut te shtetit; situate kjo, qe sipas institucionit te Presidencës është antikushtetuese.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës