Tornadot shkatërrimtare përfshijnë jugun e SHBA-së, 34 të vdekur (VIDEO)

SHBA-Të paktën 34 njerëz kanë vdekur në SHBA - 12 prej tyre në Misuri, pas stuhive të forta dhe  tornadove të fuqishme që përfshinë disa shtete të Amerikës.

Në Kansas, të paktën tetë persona humbën jetën pasi më shumë se 55 automjete u përfshinë në një aksident rrugor për shkak të një stuhie pluhuri.

Ndërkohë më shumë se 250,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në shtatë shtete - duke përfshirë Michigan, Missouri dhe Illinois.

Në orët në vijim moti pritet të përkeqësohet sidomos në Luizianën lindore, Gjeorgjinë perëndimore, Tenesin qendror dhe Florida perëndimore Panhandle, shkruan BBC.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu më shumë se 100 vatra zjarri, duke shkatërruar më shumë se 300 shtëpi në Oklahoma, ndërsa banorët janë detyruar të evakuohen nga zona të rrezikshme.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar stuhi të tjera për rajonin juglindor të SHBA-së, me erëra që mund të arrijnë deri në 160 km/h.

 Nën ndikimin e kushteve ekstreme autoritetet po punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Ndihmoi të mbijetuarit në Koçan, ndërron jetë shoferi i ambulancës

Ndihmoi të mbijetuarit në Koçan, ndërron jetë shoferi i ambulancës