Ditët e fundit është bërë virale në mediat sociale, video e një spikeri në Zambia , I cili ka ndërprerë dhënien e lajmeve dhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ankohet para shikuesve se ai dhe kolegët e tij nuk i kishin marrë rrogat.
Prezantuesi Kabinda Kalimina shkaktoi habi gjatë programit të lajmeve në televizionin KBN TV të shtunën në mbrëmje, kur tha se stafi nuk i ka marrë pagat dhe këmbënguli se punëtorët duhet të paguhen. Ai e nisi programin si zakonisht, duke i lexuar titujt kryesorë të lajmeve, kur papritmas u ndal dhe filloi të ankohej në transmetim të drejtpërdrejtë.
Duke folur para kamerës, ai tha: “Do të shkëputemi pak nga lajmet, zonja dhe zotërinj, ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Fatkeqësisht, ne në KBN nuk jemi paguar. Sharoni dhe askush tjetër nuk janë paguar, përfshirë dhe mua. Ne duhet të paguhemi, ”tha ai.
Regjia pastaj e ndërpreu transmetimin dhe akuzoi prezantuesin se e kishte bërë një gjë të tillë për të marrë më shumë famë. Televizioni madje tha se Kalimina është sjellë si i dehur dhe se do të hetojë se si një prezantues i dehur arriti të dilte drejtpërdrejt para kamerës i papenguar. Akuza që është hedhur poshtë nga prezantuesi kur realizoi tri emisione të tjera para lajmeve.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.7%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1416
Lajme të tjera
-
Pse Zambia sekuestroi një avion misterioz të mbushur me para, armë dhe metale?
22 Gusht 2023, 10:16
-
Burrave iu rrit rroga më shumë se grave në 2022! Në vetëm pak profesione femrat paguhen më shumë, përveç drejtueseve
28 Korrik 2023, 08:47
-
I lindur për futboll, Ronaldinho dhuron spektakël në moshën 43-vjeçare (VIDEO)
27 Maj 2023, 13:49
-
Alba Malltezi: Një keqkuptim i rrezikshëm me lajmin e mirë dhe roli i medias si “nxirëse” e realitetit
12 Mars 2023, 12:38
-
Fund tragjik për legjendën afrikane të futbollit, tre qentë e tij e kafshojnë për vdekje
12 Janar 2023, 16:43
-
DEBATI/ Hit-paradën e gazetarisë nuk mund ta bëjnë vegjetuesit
13 Tetor 2022, 16:20
-
Situata e medias, OSBE e shqetësuar: Pas luftës në Ukrainë është përkeqësuar! Në Shqipëri probleme me lirinë dhe financimin
11 Tetor 2022, 21:45
-
‘Paga e pedagogëve në nivel gjimnazi’, kreu i sindikatës së universiteteve në Report Tv: Nga qeveria nuk kemi marrë asnjë përgjigje, arrogancë
27 Korrik 2022, 19:07
-
Pse gazetaria duhet të shkëputet nga Facebook-u?
11 Qershor 2022, 10:52
-
Që media kërkon të vetëkorrigjohet është një lajm i mirë
31 Maj 2022, 17:05
-
Roland Qafoku: Çdo gazetar një emision! Ku po shkon media jonë?
10 Nëntor 2021, 11:15
-
OSBE organizon në Tiranë konferencën “Gazetari në kohë krizash”! I pranishëm edhe Rama: 'Liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës
11 Tetor 2021, 10:11