Ndonëse është bërë shpesh herë objekt debati, këtë rradhë është gazeta kanadeze “Toronto Sun”, e cila në një reportazh ka vënë në qendër të vëmendjes punën dhe shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë si ajo në minierën e kromit në Bulqizë.
E ndërsa theksohet se plot 85 milionë fëmijë në të gjithë botën punojnë në kushte të vështira, në mesin e tyre janë edhe fëmijët shqiptarë të cilët punojnë në minierën e kromit në Bulqizë, të pasiguruar e në fshehtësi si dhe me masa minimale për mbrojtjen e jetës së tyre.
Reportazhi sjell punën dhe shfrytëzimin e një 13 vjeçari, i quajtur Keli, i cili tregon kushtet në të cilat nxjerr krom çdo ditë, rreth 2500 metër nën tokë. Edhe pse ai ka humbur nënë e tij e cila është shtypur nga kamioni që mblidhte metalin, apo se i ati e ka braktisur duke e lënë që të rritet nga vëllezërit, varfëria e bën që të vijojë punën në këtë minierë nën kushtet më të vështira.
“Ëndërroj të shkoj poshtë dhe të gjej kromin më të mirë.” shpjegon 13 vjeçari.Nga ana tjetër, vëllai i tij Selimi 21 vjeç, tregon se gjatë mbrëmjes sheh ëndrra të këqija për vdekjen e së ëmës.
Sipas “Toronto Sun” kompani të mëdha ndërkombëtare, përfshirë edhe një firmë me bazë në Vankuver, që ka një histori në Bulqizë, kanë përfituar nga kjo gjendje në Bulqizë. Megjithatë siç theksohet në reportazh, fushata e qeverisë së re për të ndërmarrë reforma në mbrojtje të fëmijëve shihet si një shenjë progresi.
“Me kovat e tyre ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit” shkruan "Toronto Sun". Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.
Zëdhënësi i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare. Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar.”

Gazeta kanadeze theskon se ende nuk ka një shifër zyrtare të personave që kanë humbur jetën në miniera të Bulqizës, por shton se fëmijët shfrytëzohen çdo ditë për 8 centë për kilogram, e mjaftueshme sa për të blerë miell.
Nga ana tjetër, Margaria, një grua e ve 27 vjeç, teksa tregon se si burri i saj humbi jetën në minierë dhe se nuk mori kurrë asistencën e jetimëve prej 60 dollarësh në muaj, shprehet si ka urdhëruar djalin e saj Mariglenin 10 vjeçar dhe vajzën e saj Brikelën 7 vjeç, të ndërpresin punimet e tyre në minirën e kromit.
Megjithatë siç tregon nëna 27 vjeçare djali sërish shkonte fshehurazi në minierë për të punuar, dhe me lekët e fituara, i blëu mamasë së tij një trëndafil për 8 marsin. Margarita e refuzoi dhuratën pasi po mbante zi për vdekjen e burrit të saj, por kjo nuk e ndaloi djalin të shkonte dhe të blinte një fustan të zi. Sipas 27 vjeçares, djalit nuk i bën më përshtypje kjo punë pasi ai sheh vetëm se çfarë mund të blejë me ato para.

Nuk është vetëm miniera vendstrehimi i fëmijëve të punësuar e të pasiguruar dhe që mbi të gjitha punojnë në kushte të vështira. “Toronto Sun” sjell dy vajza të moshës 14 dhe 15 vjeç nga malësitë e Shkodrës, të cilat punojnë një fabrikë këpucësh dhe nga ku marrin jo më shumë se 150 dollarë në muaj dhe se 60 dollarë u kushton vetëm transporti.
Punësimi i fëmijëve është një ndër problematikat kryesore në të gjithë botën, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria. Shpesh herë punësimi i fëmijëve shqiptarë në punë me kushte të vështira ka qenë në fokus edhe të mediave të ndryshme ndërkombëtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com