Torta ( e kripur) e pashkëve
Përbërësit:
Brumi

500 gr miell 00
200 ml ujë
100 ml vaj
1 vezë
1 lugë kafe kripë
Mbushja
1 kg spinaq ( I gatuar)
1 thelpi hudhër
500 gr rikota
50 gr parmixhano
kripë dhe piper të zi
arrëmoskat
4-6 kokrra vezë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e brumit I vendosim në një tas miell, vaj, vezë, kripë të gjtihë këto përbërës I punojmë me dorë deri sa të formohet një brumë si për byrek. Ndajmë brumin në 8 kulaçe dhe pasi i mbulojmë lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
Ndërkohë që brumi pushon në një tigan ngrohim 1 lugë gjelle vaj kaurdisim hudhrat të grira imët, shtojmë spinaqin dhe e kaurdisim atë deri sa të ulë volumin. E kullojmë mirë dhe më pas e grijmë atë hollë e më pas e vendosim në një tas spinaqin, mund ta gatuajmë dhe duke e kaluar në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta. E shpëlajmë me ujë të ftohtë. E kullojmë mirë e më pas e grijmë hollë.
Pasi vendosim spinaqin në tas shtojmë në të rikotën, parmixhanon e grirë, erzat, 1 vezë dhe I përziejmë mirë të gjitha këto.
Hapim petat me diametër 25 cm, lyejmë 3 të tilla me vaj vetëm nga njëra anë dhe I vendosim ato njëra përmbi tjetrën, vendosim dhe petën e katërt e më pas nga pak niseshte hapim petën dhe pasi kemi lyer tavën me yndyrë vendosim petën duke lënë petë anash nga tava. Mbushim tavën me mbushjen e përgatitur, e nivelojmë mbushjen dhe me kurrizin e lugës e hapim 5 gropëza në të cilën vendosim nga një vezë, Spërkatim vezët me parmixhanon hapim dhe petën e dytë njësoj si e para me 4 kulaçka, Mbulojmë tortën , presim anët dhe I kthejmë ato. Lyejmë tortën me vaj dhe të verdhë veze dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 45 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

