Ish-kreu i Policisë Bashkiake i Tiranës, Florenc Hoxha ka ndarë disa foto nga qelia, ku shihet me një tortë me stemën e PD-së dhe me dy djemtë. 

‘Duke festuar 44-vjetorin ne qelite e burgut 313 i burgosur nga qeveria Rama. P.S, për te gjithe ata zhurmues qe për interesat dhe hallet e veta luajnë me vuajtjet tona dhe te fëmijëve tanë duke na etiketuar si te shitur tek Rama.’- shkruan Hoxha.

Nuk dihet nëse ai e ka pasur ditëlindjen këto ditë, apo bëhet fjalë për foto të vjetra, pasi aty shfaqet me rroba vere, por postimi i tij duket qartë se është për Berishën dhe ata që i shkojnë pas, të cilët akuzojnë grupin e Bashës se janë shitur tek Rama.

Kujtojmë që Florenc Hoxha ka qenë një nga njerëzit e besuar të Bashës dhe me këto foto do t'i tregojë Berishës, se ai ka bërë edhe burg për PD-në.  

Postimi i Florenc Hoxhës

Në përplasjen e ashpër për marrjen e godinës së PD-së nga Sali Berisha, Florenc Hoxha, së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ishte një nga personat kryesorë që do të mbronte në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.