Tortelini me krem pana, proshutë e tymosur dhe kërpudha
Përbërësit:
- 400 gr tortelini
- 300 gr kërpudha
- 120 gr proshutë e tymosur
- 1 qepujkë
- 120 gr pana e freskët
- Djathë parmixhano
- Arrë moskat
- Kripë
- Gjalpë
Përgatitja:
Presim qepujkën ose një qepë të vogël dhe e lemë të skuqet në një tigan me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të thahet pak. Ndërkohë pastrojmë kërpudhat dhe i presim në feta të holla. Kur qepa të jetë skuqur mirë, shtojmë kërpudhat dhe i skuqim në zjarr të fortë për 4-5 minuta. Më pas shtojmë proshutën e tymosur, panën dhe pak arrë maskat. E lemë të lidhet për 5-6 minuta dhe të bëhet një masë kremoze.
Ndërkohë ziejmë tortelinit në ujë të bollshëm me kripë për 2 minuta. I kullojmë dhe i vendosim në tiganin ku përgatitëm salcën. Bëjmë një përzierje të mirë dhe në fund shtojmë djathë parmixhano dhe majdanoz të grirë sipas shijes.