Totozani: Do punojmë me Qeverinë
por jo në kurriz të qytetarëve

Totozani: Do punojmë me Qeverinë<br />por jo në kurriz të qytetarëve
TIRANE -  "Avokati i Popullit" ka prezantuar sot, Planin Strategjik të institucionit për dy vitet në vazhdim, 2013-2015. Për shkak të rolit të tij tepër aktiv, detyrave të vështira që merr përsipët, sfidave dhe ambicieve, ky institucion ka hyrë në vëmendjen e drejtuesve më të lartë të shtetit e veçanërisht, të organizmave ndërkombëtare.

Totozani ka deklaruar se do të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë, por jo në kurriz të qytetarëve. "Ne e konsiderojmë si pikë të fortë, bërjen e një oponence qytetare,"- tha ai, -" është e rëndësishme të bashkëpunojmë me administratën, të pranojmë si të mirat, ashtu edhe difektet e saj, por e theksoj,se bashkëpunimi me institucionet shtetërore nuk do bëhet në kurriz të qytetarëve."

Prezantimi i Planit nga kreu i AP-së, Igli Totozani, nisi në praninë e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta; Ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu; Ambasadorit të i BE,  Ettore Sequi dhe shumë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, të shoqërisë civile, mediave,etj.

Totozani, ndërmjet të tjerave, tha: “AP ka detyrë kryesore të parandalojë përdorimin pervers të ligjit dhe të ndalojë abuzimin me qytetarët e tij. Së treti, të ndihmojë në nxitjen dhe konsolidimin e një kulture demokratike, që kërkon shumë vite.

Një sfidë tjetër është që të punojë me veten sipas parametrave të komuniteti europian, i udhëhequr nga transoarenca, proaktiv, jodiskriminues. Ky institucion i demokracisë i shpikur 200 vjet më parë duhet të veprojë edhe në kulturën shqiptare.

Ky institucion duhet të flasë hapur me qytetarët, që të fitojë besimin e tyre. Duhet të flasë hapur me administratën, pavarësisht se jo gjithmonë do të pëlqehet.

Ne e konsiderojmë si pikë të fortë, bërjen e një oponence qytetare; është e rëndësishme të pranojmë sit ë mirat, ashtu edhe difektet e administratës publike. Por, e theksoj,se bashkëpunimi me institucionet shtetërore nuk do bëhet në kurriz të qytetarëve.

Ne do të jemi aktivë në promovimin e të drejtave të njeriut, sidomos të grupeve në nevojë, romët, gratë,fëmijët, të burgosurit,viktimat e gjakmarrjes dhe veçanrisht, trafikun e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit,"- përfundoi Totozani.
 
META: BRAVO TOTOZANI, TI U DHE ZE ATYRE NUK KISHIN ZE

Më pas e mori fjalën, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Ai tha: "22 vjet më parë, kur udhëtova për herë të parë për në Danimarkë,  për një kurs, ishte një shok ajo që pashë përtej Shqipërisë së izoluar. Atje pashë rëndësinë shumë të madhe që i kushtohej një institucioni, Avokatit të Popullit. Si shumë të rinj atëherë, e quanim kohë të humbur tërë atë vëmendje aq të madhe ndaj atij institucioni, por sot, e kuptoj mirë arsyen pse ai vend është në krye të drejtësisë sociale: sepse ka një institucion kaq të rëndësishëm si AP. Lexo më shumë: Meta: Bravo Totozani!

SEQUI: JU MBËSHTESIM, PARLAMENTI TE NJOHE REKOMANDIMET TUAJA

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, u shpreh: “Ne e shohim si rol kyç, rolin e AP-së në mbrojtjen e të drejtave të grupeve vulnerabël, të administratës etj. BE i sheh sit ë rëndësishme këto aktivitete dhe i financon ato shoqata që mbrojnë grupet nga diskriminimi.

Institucuonet nuk punojnë mirë nëse nuk kanë besimin e qytetarëve. AP është një institucion kyç dhe shërben për mbrojtjen nga abuzimi i pushtetit, qoftë i qëllimshëm - qoftë për një gabim. Është shumë me rëndësi që rekomandimi i AP të ndiqet e të përfshihet në axhendën e parlamentit. Kemi problem të rëndësishëm, siç është ai i komunitetit rom.

Një nga gjërat që do përgëzoja është edhe promovimi i kulturës së të drejtave të njeriut. Ajo shoqëri që flet për drejtat e njeriut është një shoqëri që nuk i toleron shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ne e mbështesim strukturën e Planit tuaj. BE kërkon që qytetarët të kenë asistencë sociale dhe ligjore dhe institucionet, sepse tani ka një ndërgjegjësim global për të drejtat, që askush nuk mund t’i mohojë,"- tha Sequi.
 
AMBASADORI ARVIZU: SHAB DO VAZHDOJE T'JU PERKRAHE

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, i cili foli më pas, deklaroi: "Ne duhet të jetojmë të gjithë në një shoqëri ku të drejtat të na respektohen, pavarësisht se cilës shtresë i përkasim. E përgëzoj AP për punën që ka bërë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Zgjedhja e AP ka luajtur një rol domethënës kundrejt mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom apo LGBT-së.

Këto përpjekje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë të rëndësishme sepse tregojnë potencialin e vendit, shteti ligjor bëhet më i fortë.

Duhet të theksoj gjithashtu se forcimi i rolit të AP forcon transparencën e Qeverisë. E përgëzoj AP për punën që ka kryer.

SHBA do të vazhdojnë të mbështesin e të çojnë përpara të drejtat e njeriut në Shqipëri."
 
AMBASADORI I DANIMARKES: AP KA NEVOJE TE MBESHTETET PATJETER

Avokati i Popullit Igli Totozani prezantoi më pas një njeri "familjar|" për instituconin, Ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës, i cili tha: "Që nga viti 1992 kur u ngrit AP, Danimarka e ka mbështetur shumë institucionin dhe unë dua t’ju tregoj pse ne e vlerësojmë kaq shumë këtë institucion.

Qëllimi ynë është që demokracia të jetë një pjesë integrale e jetës së njerëzve.

Parlamenti danez donte të ngrinte një institucion, që të mbronte qytetarët e zakonshëm nga trajtimi jo i drejtë i institucioneve shtetërore.

Me përvojën tonë ne donim të shërbenim edhe në Shqipëri. Bashkëpunimi ynë u arrit pa vështirësi dhe ka pasur një konfidencë dhe besueshmëri nga të dyja palët.

Fatkeqësisht rekomandimet e tij shpesh janë injoruar. Ne do donim që të kishte mbështetje nga Qeveria dhe Parlamenti, sepse nëse kjo mbështetje nuk jepet, atëherë vihet në pikëpyetje detyra e tij. Ne e mbështesim këtë Plan që ju keni paraqitur,"- theksoi ai.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë