Totozani: E paligjshme prania
e policisë te pallati i Bashës

Totozani: E paligjshme prania<br />e policisë te pallati i Bashës
TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani gjatë seancës dëgjimore dje në Komisionin e Ligjeve ka reaguar në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje dhe më konkretisht për një nga ndërtesat që ka bërë më shumë bujë në qytetin e Vlorës, të ashtëquajturin, pallatin e “Bashës”. Ai u shpreh se në lidhje me ankesat që kanë shkuar pranë këtij institucioni ishte dhe një kërkesë e avokates Erinda Ballaca në lidhje me praninë e policisë në këtë objekt ndërtimi në qytetin e Vlorës. Në lidhje me këtë shqetësim, Totozani tha se qëndrimi i forcave të policisë në këtë ndërtesë është e paligjshme. Gjithashtu Totozani, ka sqaruar edhe pozicionin e institucionit që ai drejton. “E vetmja gjë që kemi ankesë këto ditë është në lidhje me pallatin në Vlorë nga avokatja Erinda Ballanca.

Përsa na takon si institucion i Avokatit të Popullit,i kemi bërë rekomandim ministrit Tahiri për këtë gjë, pasi kemi konstatuar që policia në këtë pallat gjendet në mënyrë të paligjshme dhe pa një urdhër administrativ. Vendosja e një shirit me shkrimet “skenë krimi” është konsideruar një shkelje. Policia në pallat gjendet në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar Totozani. Sipas tij, paligjshmëria e policisë tek pallati i kompleksit “Jon”, ka qenë pasi, nuk ka pasur “një urdhër administrativ”. Pas bllokimit të pallatit nga policia, në Vlorë, Avokati i Popullit dërgoi atje dy inspektorë të tij, të cilët verifikuan gjendjen dhe situatën e banorëve të cilët pretendonin se uniformat blu nuk lejonin hyrjen e tyre nëpër banesa.

Shkarkimet në administratë
Përballë gjithë shqetësimit të ngritur nga ana e deputetëve të opozitës për shkarkimet nga puna të punonjësve të administratës, Avokati i Popullit është shprehur se deri më tani në këtë institucion nuk ka shkuar asnjë ankesë nga për shkarkim nga puna apo për rekrutim. “Avokati i Popullit gjatë kësaj periudhe ka ndjekur me shqetësim të gjitha njoftimet që vijnë në gazetë me ndryshimet e mundshme në administratë. Nuk kemi asnjë ankesë te Avokati i Popullit për pushime të paligjshme nga puna dhe rekrutime të paligjshme. Kemi filluar një proces monitorimi të administratës publike”, theksoi Totozani. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Avokati i Popullit ngriti si shqetësim edhe faktin e mangësisë së konsultimit që ka patur me qeverinë Berisha për hartimin e ligjeve apo dhe shpesh herë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë e re në pushtet, duke përmendur disa raste me të cilat kjo qeveri ëhstë bërë palë më të. Për strehimin e romëve, mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT etj.


Debatet te Komisioni i Ligjeve
Paloka: Gjatë periudhës që Shqipëria qeveriset prej qeverisë Rama a keni evidentuar ju ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut të ardhur si pasojë e akteve të ndërmarra nga kjo qeveri? Nuk dëgjova ndonjë prononcim tuajin për çështjen aq të ndjeshme kohët e fundit atë të armëve kimike, kryesisht te transparenca që duhet të ishte bërë për të. Doja të dëgjoja dhe një mendimin tuaj për votat në korçë.
TOTOZANI: Avokati i Popullit gjatë kësaj periudhe ka ndjekur me shqetësim të gjitha njoftimet që vijnë në gazetë me ndryshimet e mundshme në administratë. Nuk kemi asnjë ankesë te Avokati i Popullit për pushime të paligjshme nga puna dhe rekrutime të paligjshme. Kemi filluar një proces monitorimi të administrtaës publike. Doja të shotja se jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin me qeverinë e re për jë çështje si ajo e romëve. E vetmja gjë që kemi ankesë këto ditë është në lidhje me pallatin në Vlorë nga avokatja Erinda Ballanca. Përsa na takon si institucion i Avokatit të Popullit,i kemi bërë rekomandim ministrit Tahiri për këtë gjë, pasi kemi konstatuar që policia në këtë pallat gjendet në mënyrë të paligjshme dhe pa një urdhër administrativ. Vendosja e një shirit me shkrimet “skenë krimi” është konsideruar një shkelje. Policia në pallat gjendet në mënyrë të paligjshme.

Bylykbashi: A është konsultuar qeveria në lidhje me kompetencat e INUK?
Totozani: Jo nuk është konsultuar me ne.
Ristani: A janë në fokusin tuaj shkarkimet masive te forcat operacionale speciale të policisë? A është në fokusin tuaj fakti që Policia e Shtetit po kontrollohet nga militantë partiakë siç është rasti i numëruesit të parë të policisë së shtetit, apo dhe në krye të SHKB? Në progres raport e ke që administrata publike duhet të jetë e depolitizuar.
Totozani: Janë pyetje që njerëzit kanë pritshmëri të mëdha. Përsa i përket punës sonë parandaluese, nëse merremi ne me emërimin e shefit të policisë, ne merremi me aktivitet parandaluese. Parandalojmë torturën e dhunën në burgje, jo me emërimet.
Halimi: Ju folët me shqetësim të madh për varfërinë e shqiptarëve e çmoj sepse është një çështje që përfshihet në shqetësimin tuaj për mirëqënien. Por qeveria vendosi të marrë 250 milion dollarë borxh për shpenzimeve operative. Vendimi në shkelje të ligjit i krijon një barrë të madh çdo qytetari dhe e zhyt vendin ne atë varfëri për të cilin shqetësoheni.

Fino: Është dobët Halimi sot. Ti dhe e vlerësove kur unë të bëra pyetje. Ja ikën dhe gazetarët u mërzitën.
Halimi: Do bëheni palë me ne kur ta çojmë në Kushtetuese këtë shqetësim?
Totozani: Me z.Halimi kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në përmirësimin e Kodit Penal. Falë ndihmës së tij u bënë ndryshime të rendësishme në kod siç ishte rasti i neneve kundër homofobisë. Në rastin e të drejtave të komunitetit LGBT ka qenë një mbështetje...
Fino: Ka qenë një mbështetës i flaktë.
Totozani: Ka qenë vërtetë një ministër që ka patur një rol historik në Shqipëri përsa i përketë të drejtave të komuniteteve LGBT.
 
Manjani:

Zv.ministri i Transporteve, Ylli Manjani deklaroi dje se territori në qytetin bregdetar të Vlorës do të pastrohet, duke përfshirë edhe godinën e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës. “Shembja e objektit është pasojë e padiskutueshme dhe duhet të pastrohet territori. Nëse kjo kërkon shembje, patjetër që shembja do të duhet të ndodhë. Kushdo mund të kishte qenë një viktimë e kësaj paligjshmërie, ata që kanë blerë apartamente në këtë pallat janë viktima. Qeveria duhet të miratojë një fond për të shpërblyer”, tha Manjani.
 
 Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur