Totozani: Institucionet s'i
zbatojnë rekomandimet tona

TIRANE- Avokati i Popullit denoncon në Kuvend “Injorimin” që institucionet shtetërore i bëjnë rekomandimeve të tij.  Duke raportuar veprimtarinë e Avokatit të Popullit për 2011, zoti Igli Totozani shprehu shqetësimin para deputetëve të Komisionit të Ligjit se rekomandimet e tij, pavarësisht se merret konfirmimi se rekomandimet kanë mbërritur dhe do zbatohen, futen në sirtare, për të mos u zbatuar asnjëherë, ose për tu zbatuar shumë vonë.

Totozani përmendi rastin e burgut të Tropojës, i cili pavarësisht rekomandimeve të këtij institucioni për transferimin në godinën e re, një gjë e tillë ende nuk është kryer.

"Burgu i Tropojës nuk po zhvendoset në ndërtesën e re siç ishte parashikuar. Na është kthyer përgjigje që kërkesa juaj do merret parasysh dhe në shtator do zhvendosen. Kanë kaluar 4 shtatore edhe ende nuk është bërë zhvendosja."- tha Totozani para deputetëve të Komisionit të Ligjeve.

Po kështu Totozani tha se në qelitë e komisariateve dhe të dhomave të paraburgimit ushtrohet dhunë. "Shumë denoncime vijnë në institucionin tonë nga familjarë të cilët denoncojnë se ndaj të afërmve të tyre në qeli është ushtruar dhunë. I dërgojmë rekomandime por ose nuk merren parasysh ose merren shumë vonë"- shtoi Igli Totozani. 

Totozani informoi se Ministria e Brendshme nuk dha informacion për median për tenderin e uniformave.

Deputeti socialist Bashkim Fino shprehu kritika ndaj raportit duke thënë se raporti jep informacion për shkeljet por nuk jep raste konkrete.Deputetja Vasilika Hysi tha se shumë institucione të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e pronën janë hermetikë dhe pyeti se çfarë keni bërë për të gjetur akses qytetaret. Nga ana e Avokatit të Popullit specialistja u shpreh se"E kemi ndjerë dhe ne vështirësinë po negociojmë të jenë sa më transparentë". Totozani kërkoi gjithashtu punësim të romëve.

Totozani thotë se punësimi tek ky institucion bëhet pa konkurs dhe ai premton se shumë shpejt do të mbajë një relacion në komision në lidhje me këtë cështje dhe premton se do ta kthejë në një institucion ku zbatohet përzgjedhja në bazë të shërbimit civil.

Pak ditë më parë Avokati i Popullit denoncoi në Prokurori 4 punonjësit e grupit të gatshëm si dhe përgjegjësin e shërbimit në burgun 313, pasi kërkesës për trajtim mjekësor të dy vëllezërvetë paraburgosur i janë përgjigjur me dhunë. Ka qënë ankesa e nënës së dy vëllezërve (shtetasja me inicialet N.GJ) që ka cuar për verifikim një grup pune të këtij insitucioni dhe ngritjen e padisë.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave