Totozani: KQZ të shfuqizojë aktin
për kasetat e montuara

TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani nëpërmjet një kërkese drejtuar KQZ kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ të vendimit 503 që KQZ ka marrë në lidhje me fushatën zgjedhore.

Vendimi në fjalë ka të bëjë pikërisht me një aktin që ka miratuar KQZ në mbledhjen e datës 3 qershor 2013 pasqyrimin e fushatës zgjdhore në radiotelevizionin privat bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore. Katër anëtarët pritet që sot të marrin vendimin nëse do ta pranojnë apo jo këtë kërkesë të Avokatit të Popullit. Ishte pikërisht ky vendim, i cili solli dhe një regim të gjerë mediatik madje dhe protestë nga ana e Unionit të Gazetarëve për mospramimin nga televizionet të kasetave të montuara të aktiviteve politike të partive gjatë fushatës zgjedhore.

“Nëse operatorit të cilit i vihet në dispozicion materiali i përgatitur nga subjekti dhe refuzon transmetimin, duke justifikuar me cilësin teknike të materialit ky i fundit do ti vihet në dispozicion BMM. BMM do të vlerësoj materialin brenda 12. orëve dhe nëse konstaton se materiali i plotëson kriteret teknike do t’ia dërgoje operatorit për  ta transmetuar në përputhje me rregullat e Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së. Në rast se BMM konstaton se materiali nuk i plotëson kriteret teknike ja dërgon përsëri subjekteve zgjedhor së bashku me vendimin përkatës”, thuhet në vendimin 503 të KQZ.

Ndër të tjera, vendimi i KQZ detyronte këta operatorë që të zbatonin edhe disa procedura përkatëse. “Informacionet mbi aktivitet e fushatës zgjedhore, që përgatiten dhe transmetohen në edicionet informative bazuar në materiale të vëna në dispozicion nga subjketet zgjedhore, duhet të identifikohen qartë”, thuhet më tej në vendimin e KQZ.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet