Tottenham ka thyer rekordin e saj në merkato pasi sot ka njoftuar se ka firmosur zyrtarisht me futbollistin e Lyon Ndombele. 22-vjeçari do t’i kushtojë londinezëve 70 mln euro dhe me ta ka firmosur një kontratë 6-vjeçare.
Rekordin e transferimit te Tottenham e mbante David sanchez, qendërmbrojtësi qe në 2017 u ble për 50 mln euro. Për t’u theksuar që kjo është blerja e dytë këtë verë për Tottenham-in pas adoleshentit Jack Clarke.
Për Ndombele të interesuar ishin një sërë klubesh në Europë ku më të predispozuarit për të firmosur ishte Chelsea. Gjithashtu mesfushori nga 2018 është pjesë e kombëtares së Francës me të cilët ka zhvilluar edhe 6 ndeshje.