Te Roma lajmet jo të mira nuk kanë fund. Pasi dështuan të kualifikohen në ‘Champions League’ dhe panë De Rossi-n të largohet në fund të sezonit fansat verdhekuq tani duhet të bëjnë edhe pa Totti-n.
Sipas ‘gazzeta della sport’ legjenda e Romës ka vendosur të heqë dorë nga posti drejtues që mban. Të hënën, në një konferencë të pazakontë për shtyp, Totti do të shpjegojë arsyet, ndërsa mediat shkruajnë se ish-numri 10 është i pakënaqur me atë që kanë ndodhur së fundmi në klub.
Mendimet e Totti-t nuk janë dëgjuar as për trajnerin e ri dhe as për drejtorin sportiv që do afrohet se shpejti. Kështu do të mbyllet një histori 30-vjeçare, e cila dukej se nuk do të përfundonte kurrë.