Totti: Higuain? Futbollistët s'duhet
të bëhen kurrë nomadë për para

Totti: Higuain? Futbollistët s'duhet<br />të bëhen kurrë nomadë për para
‘’Shpresoj që futbolli Italian do të mund të kthehet në një nivel të lartë, por për ta bërë këtë duhet të ndryshojmë mentalitetin’’, ka thënë  Francesco Totti në fjalën e mbajtur në Boston. Ka një mënyrë që të kthehet lavdia e mëparshme ka sugjeruar ai, ‘’mendoj se duhet ti japim më shumë vëmendje të rinjve në vend, ka aq shumë të talentuar që pengohen nga të huajt, sepse të gjithë mendojnë se nëse merr në skuadër një argjentinas apo brazilian ai do të jetë si Maradona’’, tha ai.
 
Totti në fjalën e tij ka thënë se në futbollin modern nuk ka më pasion, futbollistët i bëjnë zgjedhjet e tyre mbi bazë të ambicies dhe parave. ‘’Unë i kam dashur gjithmonë ngjyrat e Romës dhe gjithmonë kam dashur të vesh vetëm këtë fanellë, për mua kjo është një martesë ideale. Ka pak futbollistë që ndjekin zemrën e tyre, ata zhvendosen nga skuadra në skuadër për të fituar sa më shumë para. Janë si nomadët.

Njerëzit shkojnë në stadium për të parë lojtarët që janë gjithmonë me të njëjtin ekip, me shpresën që nuk do të jenë tradhëtuar. Kjo është ajo që ndodh me ikjen e Higuain tek Juventusi, është një tmerr i vërtetë, por është normale që një i huaj në Itali kërkon të bëjë karrierë dhe para në skuadra të ndryshme italiane’’, është shprehur legjenda e Romës.
 
‘’Nëse do të kisha menduar për para do ta kisha lënë Romën para 10 vitesh, por për mua futbolli është çështje pasioni dhe jo parash’’, e ka mbyllur fjalën e tij Totti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur