'Toytota Auris' me 3.4 mln euro, vijnë dy letërporositë nga Italia dhe Belgjika

'Toytota Auris' me 3.4 mln euro, vijnë dy letërporositë nga Italia dhe Belgjika

TIRANE-Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se lidhur me dosjen 'Toyota Auris' kanë mbërritur letërporositë nga Belgjika dhe nga Italia.  Tashmë prokuroria ka një muaj kohë afat për t’i përkthyer dhe për t’ia bashkangjitur dosjes së 3.4 milionë eurove që u gjetën në dy makinat.

Gjykata i la prokurorisë një muaj kohë për të administruar dy përgjigjet e ardhura nga Italia dhe Belgjika që të futen në dosje brenda 30 ditëve. Për dy shkesat ishte prokuroria që vendosi në dijeni gjykatën, e cila vendosi që të merren në administrimin. Aktualisht dosja ndodhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të vendoset nëse do të kalojë për gjykim.

Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona 2 dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Katër të arrestuarit në Shqipëri  janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Edhe prokuroria belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Lideri demokrat ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ndërsa asokohe ai ju drejtua Taulant Ballës si personit që ja kishin zbuluar Toyota Yaris me miliona euro. 3.4 milion euro u sekuestruan më 24 qershor 2018 në portin e Durrësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?