Tradhti dhe pendesë në një mbrëmje vere, Moises Caicedo bën prapakthehu te Chelsea! 'Pret në besë' Liverpoolin

Tradhti dhe pendesë në një mbrëmje vere, Moises Caicedo bën prapakthehu te Chelsea! 'Pret në besë' Liverpoolin

Moises Caicedo

Transferimi i Moises Caicedo nga Brighton te Chelsea është kthyer në një telenovelë të vërtetë këto orë. Nëse mesfushori i kishte dhënë fjalën Chelsea-s, gjithçka ndryshoi prej shumës më të lartë ofruar nga Liverpool për londinezët. Të kuqtë do duhet të derdhinin 127 milionë euro te Brighton, duke e bërë Caicedon lojtarin më të shtrenjtë të blerë nga klubet e Premier League.

Trajneri i Liverpool, Klopp pranoi se gjithçka ishte dakordësuar mes palëve, ndërsa sot situata ndryshoi. Një pagë më e lartë e ofruar nga Chelsea për lojtarin, bëri që ky i fundit të rikthej te Chelsea, duke "prerë në besë" edhe Liverpoolin.

Oferta e Liverpool-it/ Liverpooli kishte arritur një marrëveshje me Brighton në bazë të një oferte prej 127 milionë eurosh, e cila do ta bënte ekuadorianin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Të kuqtë kishin rezervuar tashmë testet mjekësore që lojtari duhet të kishte bërë sot. Në vend të kësaj, mesfushori u rikthye sërish te Chelsea, prej pagës më të lartë.

Fjalët e Klopp/ Për të vërtetuar gjendjen e avancuar të negociatave, mendoi edhe Jurgen Klopp, i cili në konferencën për shtyp foli për një marrëveshje totale mes klubit të tij dhe atij të drejtuar nga Roberto De Zerbi. “Më kanë thënë se mund të konfirmoj se marrëveshja mes klubit dhe Caicedo është arritur”, tha gjermani i Liverpool.

Rikthimi te Chelsea/ Kur transferimi dukej afër fundit, Chelsea u shfaq përsëri me një ofertë dukshëm më të lartë, për sa i përket pagës ndaj lojtarit. Një lëvizje fjalë për fjalë vendimtare që e bëri Caicedo të lëkundet deri në rimendimin përfundimtar. Siç nënvizon Fabrizio Romano, Caicedo dhe Blutë kishin arritur tashmë një marrëveshje në parim majin e kaluar.

Pasi pranoi dëshirën e futbollistit për t'u transferuar në Londër, tani do t'i mbetet Chelsea që të arrijë një marrëveshje me Brighton për të marrë dritën përfundimtare dhe për t'i dhënë fund një prej negociatave më të ndërlikuara dhe plot kthesa të tregut të transferimeve në këtë merkato vere.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave