Tradhti në Big Brother
çiftet ndërrojnë partnerët

Tradhti në Big Brother<br />çiftet ndërrojnë partnerët
Loja e çifteve në Big Brother nuk është aq e thjeshtë sa duket jashtë ekranit. Përveç lojës së dyfishtë dhe përballjes së dyfishtë që duhet të ketë të gjitha çiftet në garë, “rrezik” çdo ditë e më i madh po bëhet edhe xhelozia për partnerin. Kështu, dy çiftet, Xheni me Benardin dhe Dona me Musan sot kanë “shkëmbyer” partnerët duke krijuar një situatë aspak të këndshme në shtëpi.

Dy çiftet qëndruan për një kohë të gjatë në oborr së bashku dhe lojën e xhelozisë u duk sikur e nisi Xheni, e cila, e ulur pranë Benardit, po tentonte ta puthte, por ai i kërkonte t’i largohej. Duke këmbëngulur, Bernardi i kërkon disa herë të largohet dhe e kap për krahu që ta lëvizë nga vendi, por Xheni nuk do dhe për një moment kërkon “ndihmë” nga Musa. “Musa, thuaj”, - lutet ajo: “Tani, ia ke heq ato pikë vetes. Ec tani jashtë”,- reagon menjëherë Benardi.

Inatin e këtij refuzimi, Xheni do që ta nxjerrë shumë shpejt. Ndaj kërkon që ta bëjë xheloz Benardin. Sapo Musa ngrihet, bashkë me të lëviz edhe Xheni dhe shkon ta përqafojë për të bërë xheloz Benardin, ndërsa ky i fundit reagon dhe shkon të përqafojë e të puthë në faqe Donën.

Xheni dhe Musa kërkojnë të bëjnë xheloze Donën dhe shtrihen së bashku në të njëjtin krevat: “Sot kam për të përfunduar jashtë, do ngel pa krevat”, thotë Musa.

“Ky tjetri më ka harruar komplet. A i ndërrojmë çiftet?”, e pyet me shaka Xheni Musën.

Ndërkohë, Dona ishte në tualet dhe pasi vjen, Musa i thotë: Unë nuk di gjë dhe largohet nga Xheni, ndërsa kjo e fundit i thotë se ishte Musa ai që e thirri. Dona futet në mes të dyve në krevat, ndërsa Xheni largohet menjëherë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës