Dugagjin Berisha
Efektivët e Komisariatit nr. 4 kanë pasur informacion që 27-vjeçari nga Kosova Dugagjin Berisha, do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas drejt Freskut për të shitur pistoletat, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Ai është mbajtur në vëzhgim që në momentin që ka kaluar në Pikën Kufitare të Morinës dhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë me makinën “Volkswagen”. Më herët, me agjentë të infiltruar, policia ia ka blerë 2 pistoleta në Fresk për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të armëve. Dyshimet janë se edhe më herët ai e ka kryer këtë veprimtari.
Lajmi kryesor:
Nga Morina në Tufinë nën vëzhgim/ Kapet me 10 pistoleta i riu nga Kosova, 27-vjeçari do i shiste në Fresk! 2 të tjera ia shiti më herët agjentëve të infiltruar (EMRI+VIDEO)









