Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish-efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë! 9 automatikë dhe pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës (VIDEO)

TIRANË- Ata u nisën nga fshati Repisht i Malësisë së Madhe për në Tiranë dhe synimi ishte shitja e këtij arsenali armësh me 4 automatikë dhe 5 pushkë në grupet kriminale që bazën e kanë rreth e qark kryeqytetit.

Por, agjentët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës gjurmuan aktivitetin kriminal të 5 të rinjve përmes informacioneve të ardhura më herët nga inteligjenca informative dhe i arrestuan në flagrancë në rrugën e Rinasit teksa i ishin drejtuar kryeqytetit me dy makina.

Grupi i malësorëve kishte për garanci edhe një ish-efektive të Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, e cila bashkë me Denis Hasajn, 18 vjeç, prinin me një makinë “Golf” për të vëzhguar çdo lëvizje të dyshimtë të patrullave të policisë, ndjekur nga një “BMV”, në të cilën ishin 3 persona, Marjan Hasaj, 26 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, dhe Sabian Hasaj, 22 vjeç.

Në makinën e dytë, në bagazh, brenda në një valixhe u gjetën armët, të cilat u sekuestruan bashkë me krehër dhe municion luftarak. Agjentët e trafiqeve sekuestruan edhe 2 makinat e 5 celularët e të gjithëve, tek të cilët shpresohet se do të gjenden prova të rëndësishme për identifikimin e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Armët që vinin nga skaji verior i vendit, do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike të plotë, për të verifikuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale. Denisa Halilaj rezulton të jetë shkarkuar nga puna te burgjet në gusht të vitit të shkuar për shkak të braktisjes të detyrës, ndërsa më i madhi i grupit, Mirjan Hasaj, rezulton të jetë hetuar më herët për kultivim të kanabisit.

Armët e sekuestruara

1711454761_mirjanhasajredinikasabianhasa.jpg

 

Mirjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj

1711454899_denisahalilajdenishasaj.jpg

 

Denisa Halilaj dhe Denis Hasaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Dalin Fotot, kush janë të rinjtë që po trafikonin armë, mes tyre edhe ish-policja e Burgjeve

1711454899_denisahalilajdenishasaj.jpg

Denisa Halilaj dhe Denis Hasaj

Report Tv ka siguruar fotot e 5 të rinjve të arrestuar, mes tyre edhe ish-policja e Burgjeve. Të pestë po trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë, me qëllim shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale.

Anëtarët e grupit u arrestuan me 9 armë, në bagazhin e makinës. Teksa kishin prakuar në rrugën e Rinasit.

Të rinjtë po lëviznin me dy makina, një grup kontrollonte rrugën për efektivë, ndërsa në makinën tjetër ishin të fshehura armët.

Ish policja Denisa Halilaj dhe Denis Hasaj kanë qenë në një mjet tip Golf për të vëzhguar patrullat e policisë, ndërsa tre të rinjtë e tjerë ku ishin armët ishin në një mjet tip BMË, Redi Nika, Sabian Hasa, Mirjan Hasaj. Ky i fundit po drejtonte makinën ku ishin armët, ndërsa në 2023  ka qenë i proceduar për kultivim kanabisi.

1711454761_mirjanhasajredinikasabianhasa.jpg

Marjan Hasaj, Redi Nika dhe Sabian Hasaj
Ora 11:34
Trafiku i armëve, Balla: Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale prioritet i policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për goditjen e grupit prej 5 persona që trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe një ish-efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. Balla thotë se është prioritet dhe detyrë kryesore e Policisë së Shtetit që të godasë këto rrjete kriminale.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme. Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Repishti".

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: - Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip "BMË" me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/03/2024 00:28

    /PSIKOLOG/,ata e kane bere zgjedhjen e tyre e jane reshtuar me bandat me kohe.Por ke te drejte kur thua qe nje komb i tere eshte inkriminuar.Keta staticienet qe bejne statistika cdo jave deri dhe per budallalleqe,pse nuk bejne nje hulumtim, sa per qind e popullsise eshte arrestuar e denuar qofte dhe nje here te vetme dhe nuk e kam fjalen vetem per krime te renda,por le t'a fillojme qe nga arrestimet per shkelje trafiku,dhune ne familje,zenkat per sherre te vogla e keshtu me rradhe e te ngjiten lart e t'a mbyllin me vrasesit dhe politikanet e zyrtaret e korruptuar qe kane bere krime te renda ndaj shtetit dhe individit ne nivelin e jetes dhe ekonomise.Ke per t'u tronditur nga rezultatet dhe ketu flasim vetem per ata qe jetojne ne Shqiperi,jo jashte,se pastaj do te jesh para faktesh shokuese.Por sigurisht, askush nuk merret me statistika te tilla.Edhe kur behen ndonjehere duken qe jane te pasakta ku p.sh qytete te tilla si Gjirokatra,ku ka shume pak popullsi dhe ata qe jane,jane kryesisht te moshuar,dalin ne krye te listes per kriminalitet,kur dihet qe shumica e krimeve aty,kane te bejne me pozicionin e qytetit si zone kufitare.

    Përgjigju
  • Alb: 26/03/2024 20:24

    Qa bahete me brezin e ri tu mush burgjete mren e jashte.

    Përgjigju
  • Ceni: 26/03/2024 14:16

    Pseudonimi “hundederrja”!

    Përgjigju
  • Shkodran: 26/03/2024 12:58

    Bukur e paska filluar karrieren kjo zonja.

    Përgjigju
  • Psikologu: 26/03/2024 11:45

    Ne pese beta kater ishin nen moshen 22 vjecare, e trishte e frikshme, te tere ne burg rinia. Mos befshi hajer ju qe i fusni ne gracke, ju prokurore dhe shefa, a e dini ca po i beni ketij kombi. E inkriminuat te terin. Do dale njeri te thote boll me, mbas kater vjetesh ata i ke te rreshtuar ne Banda. Ky eshte fundi, fundi.

    Përgjigju
    • E verteta: 26/03/2024 15:33

      Si i futin ne gracke o qe vetem psikolog nuk je. Duan te pasurohen shpejt dhe kollaj, te mburren ne tik tok etj. Me mire burgu sesa te lene kockat rrugeve dhe neper bote. Apo pak raste degjojme perdite? Fajin jua ka kultura familjare dhe kultura promovimit si vlere e pasurimit nga veprimtaria kri.inale, me shprehjen bastarde- Eshte i zoti. Ne burg dhe mundesisht sa me gjate. Duhen bere shembuj.

    • Psikologut te leshit: 26/03/2024 13:37

      O psikodebil ne vend qe te ankohesh per familjen, shkollen dhe shoqerine apo ambientin ku rriten dhe shkollohen keta te rinj leshon mallikme per policine apo prokurorine qe i kap duke kryer krime. Uroj te mos jesh vertet psikolog se nese je vaj halli i shoqerise dhe kombit, pasi t'i i ben me teper dëm shoqerise dhe kombit sesa keta te rinjte e inkriminuar :( .

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?