Elion Fizi (Mati), Fatbardh Dulla, Ritvan Caka, Mariglen Marko janë 4 të dënuarit për trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje me dhunë që OFL kërkon nga ata të justifikojnë pasurinë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elion Fizi (Mati), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”;

Fatbardh Dulla, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ritvan Caka, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Mariglen Marko, banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.