Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli drejt Shqipërisë i Agim Avdulit 39 vjeç, lindur në Gjirokastër.
 
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
 
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur
Më datë 03.09.2014 shtetasi Agim AVDULI, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që të trafikojë drejt shtetit Grek një sasi rreth 51 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
 
Punonjësit e policisë kanë ndaluar në Pogradec automjetet ku po transportohej lënda narkotike dhe kanë arrestuar shtetasit K.B, O.Z dhe A.B, ndërsa shtetasi Agim Avduli ka mundur ti shpëtojë ndjekjes së policisë.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.


dy.b/shqiptarja.com