TORINO - Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikimit ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria për në Itali, ndërsa janë arrestuar 22 persona, mes të cilëve edhe një shqiptar si dhe kryetifozi i ekipit të futbollit të Juventusit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, sasia e lëndëve narkotike e cila vinte nga Shqipëria, me destinacion krahinën e Piemontes në veri, vinte përmes një skeme mjaft të sofistikuar të kësaj bande trafiku.
Në mesin e 22 të arrestuarve, 21 prej tyre janë shtetas italianë, ndërsa njëri prej tyre është shqiptar, Emiliano Pernoci, 38 vjeç, prej kohësh banues në Itali.
Sipas policisë italiane mes të arrestuarve është edhe Andrea Puntorno, udhëheqësi 37 vjeçar i tifogrupit “Bravi Ragazzi” (Djemtë e Mirë), një nga grupet kryesore të tifozëve të ekipit të Juventusit. Megjithatë 37 vjeçari nuk është hera e parë që bie në prangat e policisë, pasi po për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe më 2007.
Ndërkaq, mësohet se lëndët narkotike ishin, si kokainë, heroinë, apo dhe kanabis sativa në vlerë disa miliona euro vinte nga Shqipëria në Siçili përmes kamionëve.

Falë bashkëpunimit me një tregtar të makinave të përdorura, droga fshihej në automjete, të cilat me trajler të posaçëm të transportimit të automjeteve, kalonte në veri të Italisë, në krahinën e Piemontes.
Gjatë kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar gjithashtu gjysmë kilogram hashash dhe 40 mijë euro. Ndërkaq vijon hetimi i policisë italiane lidhur me rrjetin e trafikut dhe përfshirje të personave të tjerë si pjesë e bandës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO