TIRANE-Report TV ka bërë një vëzhgim në qytet të Shqipërisë se si i ka gjetur shqiptarët 1 qershori, dita që korrespondon me më shumë liri dalje për qytetarët. Pas më shumë se 3 muajsh të mbyllur në shtëpi, si pasojë e COVID-19, mëngjesi i kësaj të hëne është karakterizuar nga trafik i rënduar në rrugët e kryeqytetit. Rrugët e boshatisura, ku tek tuk kalonte një makinë me autorizim tashmë i përkasin të kaluarës. Ndërkohë, edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuarit dhe virusi nuk është zhdukur, të moshuarit janë dyndur në dyert e postës pa asnjë masë mbrojtje dhe mbi të gjitha pa ruajtur distancë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:45
Tiranë/ Të moshuarit dynden në dyert e postës...duket sikur COVID-i s'ka ekzistuar kurrë

1590997661_temoshuarit.jpg

Këto foto të shkrepura në një postën në rrugën "Emin Duraku", pranë stadiumit Dinamo të krijojnë përshtypjen sikur COVID-19 është larguar. 1 qershori përkon me masa lehtësuese, por duket se të moshuarit janë dyndur në dyert e postës për të marrë pensionin apo për të kryer pagesa të tjera. Pa masa mbrojtëse dhe pa ruajtur distancën, të moshuarit janë grumbulluar në derën e postës, edhe pse frika dhe rreziku i COVID-19 ekziston ende.

Ora 08:17
Sot s'ka kufizime orari/ Trafik i rënduar në 'Astir', radha e makinave deri në 1 km (VIDEO)

Lehtësimi i masave ndaj COVID-19, që është përkthyer në më shumë liri- dalje, është përkthyer në një trafik të rënduar. Ky foto është shkrepur në Bulevardin e Ri në zonën e Astirit ku shihet një radhë e gjatë e makinave që shkon gati në 1 km.

Trafiku te zona e 'Astirit' në Tiranë