Radhë kilometrike në Bypassin e Vlorës. Prej më shumë se dy orësh rruga që kalon mbi Pusmezin, vijon në Kaninë dhe më pas në Orikum ka qenë e bllokuar për shkak të dyndjeve të mëdha të automjeteve.
Pavarësisht se ky aks do të shërbente për të lehtësuar trafikun duket që mesi i muajit gusht ka sjellë fluks mjetesh jo vetem në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në Bypassin e Vlorës, mbi Kaninë.
Kjo situatë ndodh për shkak të kthimit të pushuesve nga plazhi dhe bllokimit të rrugës së Lungomares , për shkak të eventeve kulturore që zhvillohen në këtë zonë.