Sezoni turistik por edhe kthimi i emigrantëve kanë sjellë rëndim të trafikut në qytetin e Fierit, deri në bllokim të akseve hyrëse dhe dalëse.
Aksi më problematik Fier-Levan, pasi është edhe rruga që përshkojnë pushuesit për të shkuar në Vlorë por edhe aksi lidhës me qytetet e tjera si Gjirokastra dhe Saranda.
Edhe pse vihet re një numër i lartë i forcave të policisë, sërish trafiku mbetet i rënduar për shkak të infrastrukturës. Drejtuesit e mjeteve ankohen për këtë trafik ndërkohë që kërkojnë nga shteti të ndërhyjë.
"-Të bëhet sa më parë ajo rruga që është nisur andej që të kalojnë për Fier vetëm ato makina që duhen. Po bëj 15 minuta dhe jemi mësuar më mirë më përpara dhe sot mu duk më keq
-Është gjendja shumë ë ngarkuar , rrugë s’ka
-Shikoni vetë, ç’tu them unë
-Shumë gjendje e keqe, ka shumë trafik është rrugë e ngushtë nuk përballohet. Është shumë e ngarkuar sidomos këto ditë të gushtit që vinë dhe emigrantët", shprehen qytetarët
Zgjidhje për këtë situatë do të ishte përfundimi i by-pasit të Fierit. Ky by pass ka nisur prej disa vitesh por punimet janë ende në fazat e para.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO