Trafik i rënduar në Vlorë, akset më problematike janë Transballkanikja, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum

Pasditja e kësaj të hëne u shoqëruar me qarkullim të rënduar automjetesh në Vlorë. Pushuesit të cilët këto ditë po i kalojnë në qytet kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve duke shkaktuar trafik në disa akse kryesore rrugore. Akset të cilat paraqiten më problematike përsa i përket trafikut janë Transballkanikja, shëtitorja Lungomare dhe Vlorë-Orikum. Policia rrugore ndërkohë ka dalë në rrugët e qytetit dike bërë rolin e semaforit në kontrollin e qarkullimit në qytet.

Fluksin mendohej që ta lehtësonte Bypass i Vlorës, që u hap me datë 7 korrik. Bajpasi i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Bajpasi ka synim të reduktojë mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

Jemi mësuar të shohim kryesisht trafik të rënduar mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës pasi pushuesit kthehen nga plazhi por muaji gusht që sjell fluks të madh emigrantësh e shkakton edhe trafikun e rënduar në Vlorë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës