Tre persona janë arrestuar nga policia në Durrës, pas ekzekutimit të urdhrit të prokurorisë së Durrësit për ndalimin e tyre.

Elton Hasa, Seid Hasa dhe Enkelejda Seitaj janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi. Ndërsa Fatos Hasa është shpallur në kërkim nga policia.

'E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës", kryer në bashkëpunim; S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës", kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.