Fluks dhe radhë të gjata në Portin e Durrësit, deri më tani kanë mbërritur 4 tragete nga Bari e Ankona, gjithsej 5480 pasagjerë dhe 1065 makina (VIDEO)

DURRËS- Porti i Durrësit ka regjistruar një fluks të lartë të mjeteve dhe pasagjerëve që po vijnë në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Fundjava e sotme, ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në port. Mësohet se vetëm sot kanë mbërritur 4 tragete, konkretisht 3 nga Bari dhe 1 nga Ankona. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes pritet që të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari . Qytetarët që kanë mbërritur në port po përballen me radhë të gjata të automjeteve.

Gjithsej kanë mbërritur 5480 pasagjerë dhe 1065 makina. Vetëm nga Bari kanë mbërritur 4500 pasagjerë dhe 800 makina. Ndërsa nga Ankona numri është më i ulët, pasi kanë mbërritur 980 pasagjerë dhe 265 automjete. Ndërkohë, nga tragetet që pritet të vijnë nga Bari në mbrëmje, priten 4000 pasagjerë dhe 1000 automjete. Ditën e djeshme kanë hyrë 5 tragete nga Bari dhe Ankona.

Për shkak të fluksit të lartë, në Portin e Durrësit po punohet me kapacitet të plotë, ku janë vënë në dispozicion 26 sportele. Dy tragetet që pritet të vijnë në mbrëmje nga Bari, do të vijnë me vonesë për shkak se në Bari po punohet vetëm me 3 sportele.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:23
Udhëtarët të kënaqur pavarësisht fluksit në Portin e Durrësit: Nuk prisnim të mbaronim kaq shpejt

Ndërsa dita e sotme ka shënuar fluksin më të lartë të mbërritjeve në portin e Durrësit gjatë sezonit turistik, qytetarët thonë se megjithatë nuk kanë hasur problemet me pritjen në radhë.

“Në sportele nuk pati probleme, vetëm se pati trafik për ngarkimin. Në portin e Durrësit, për aq shumë njerëz sa ishin nuk e prisnim të mbaronin punë kaq shpejt. Të gjitha sportelet ishin hapur”, u shpreh një qytetar që mbërriti në Durrës nga Bari, në Itali”, u shpreh qytetari.

Për shkak të fluksit, Porti i Durrësit po punon me kapacitete të plota, ku janë vënë në dispozicion 26 sportele.

Ora 12:40
Fluks në Portin e Durrësit, Report Tv sjell VIDEO nga radhët e gjata të makinave

Report Tv sjell video nga fluksi në Portin e Durrësit. Në video shihet sesi automjetet presin në radhë të gjata, ndërsa mësohet se Porti po punon me kapacitete të plota, ku janë vënë në dispozicion 26 sportele.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazi: 07/08/2022 15:15

    Po ca turiste. Ata jane motra dhe vellezerit tane qe jetojne e punojne neper evrope. Skane leke per avion dhe vijne me traget. Genjeshtare te pandreqshem mbetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës