Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit dhe Caritasi shqiptar firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e kapaciteteve të strukturave policore dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit në Shqipëri, në pikën kufitare të Muriqanit dhe Portin e Durrësit, me paketa të ndihmës emergjente.
Për Ministrinë e Punëve të Brendshme marrëveshja u firmos nga Koordinatori Kombëtar Antitrafik, njëkohësisht zv/ministrja Elona Gjebrea, për Policinë e Shtetit nga Drejtori Haki Çako, ndërsa për Caritasin shqiptar nga Drejtori Kombëtar Albert Nikolla.
Marrëveshja shtrihet në 2 vitet në vijim dhe synon bashkëpunimin e mëtejshëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare në të gjitha nivelet nëpërmjet trajnimeve, si dhe përmirësimin e kushteve të dhomës së intervistimit dhe akomodimit për viktimat apo viktimat e mundshme të trafikimit në pikat kufitare.
Elona Gjebrea, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, tha se "de fakto zbatimi i marrëveshjes ka filluar prej kohësh dhe më vjen mirë që tashmë jemi edhe më të konkretizuar me këtë marrëveshje de juro, dhe e vlerësojmë shumë të gjithë mbështetjen, edhe të Ambasadës Amerikane për mbështetjen që i kanë dhënë Caritas-it shqiptar për të realizuar këtë projekt."
Sipas saj, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikim e Qenieve Njerëzore ka punuar tashmë prej gati një viti me Caritas-in Shqiptar, ka punuar edhe në të kaluarën. "Qëllimi tashmë është i qartë, një bashkëpunim i vazhdueshëm mes palëve, që të forcojmë kapacitetet qoftë në strukturat e Policisë së Shtetit, por edhe të gjithë Komiteteve Rajonale nëpërmjet tryezave të rrumbullakëta dhe asistimeve në hetimeve të mundshme të trafikimit të identifikuara sidomos në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe të Portit të Durrësit me paketa të ndihmës emergjente", tha Gjebrea, e cila njofti se Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet, por edhe në terma financiare, pasi tashmë dihet që ne kemi një mbështetje financiare të vazhdueshme nëpërmjet buxhetit të Shtetit.
Haki Çako, Drejtori i Policisë së Shtetit, sqaroi se përveç faktit që trafikimi në tërësi është një problematikë që detyron në aspektin procedurial, por me këtë akt-marrëveshje dalim përtej aspektit procedurial ose përtej aspektit sanksionues. "Ne, tha Çako jemi duke firmosur një akt-marrëveshje sot për pjesën humane ose për pjesën shoqërore që do të duhet të trajtojmë viktimave të trafikimit, pasi nuk do të mjaftohemi vetëm me ndëshkimin e pjesës agresive ose të organizatave kriminale, por duhet të jemi të vëmendshëm në aspektin e trajtimit dhe të rintegrimit të pjesës të dëmtuar, ose të fokusit më të rëndësishëm që duhet të kemi në vëmendje", përfundoi ai.
Albert Nikolla, Drejtor i Caritasit shqiptar, tha se, "ky projekt na jep shumë hapësira për punë, por njëherësh doja të bëja edhe këtë kërkim, pasi shpesh herë ky projekt do t'i tejkalojë edhe kornizat e projektit për të shkuar tek personi ku ai është në nevojë, ku ai është në një moment dhimbje, ku ai është në një moment dramatik të jetës së tij, prandaj Caritas-i dhe e kam përmendur edhe herë të tjera që dera e Caritas-it do të jetë e hapur për çdo nevojë që do të ketë sidomos kur bëhet fjalë për raste të tilla, të luftës së trafikimit të qënieve njerëzore".
/Shqiptarja.com