‘Trafikoi 240 kg kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë’ Report Tv zbardh bisedën e Ervin Matës në ‘Sky ECC’: Drogën na e kanë kapur në Frankfurt, do dalim në gazetë

Një bisedë e Ervin Matës, një prej 11 personave të kërkuar për operacionin e fundit të SPAK për trafikim droge nga Amerika Latine në drejtim të Europës, tregon dyshimet e tij se një sasi prej 250 kg kokainë e nisur nga Brazili i ishte kapur në Frankfurt. Zbërthimi i mesazheve në “Sky-ECC” çoi në goditjen e grupit që rezulton të jetë i përfshirë edhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

Gjatë bisedimeve në Sky ECC, Ervin Mata komunikon në gjuhë të huaj në shtator 2020 dhe nga biseda e zhvilluar dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Gjatë bisedës Ervin Mata u tregon bashkëpunëtorëve të tij se i është sekuestruar sasia prej 240 kg kokainë dhe se e gjitha pritet të dalë në media.

‘Rezulton se në muajin Shtator 2020, përdoruesi i SkyECC, i identifikuar si Ervin Luan Mata, bashkëbisedon në gjuhë të huaj në grup chat-in e emërtuar. Nga biseda e zhvilluar dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me përdorues të tjerë SkyECC, pjesëmarrës në grup chat, kanë trafikuar një sasi prej 250 kg lëndë narkotike kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main-Gjermani.

Lidhur me këtë bisedë, evidentohen edhe biseda të datës 29.09.2020 me përdorues të tjerë shqipfolës, ku shtetasi Ervin Mata i tregon që i janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 240 kg, sasi e cila lidhur me problematikën e nxjerrjes nga aeroporti dhe mbërritjen në Frankfurt diskuton edhe në grup chat-in. Me datë 29.09.2020, në orshtetasi Ervin Mata duke përdorur, komunikon me përdoruesin e paidentifikuar AOSHUI dhe i tregon që i janë kapur një sasi prej 240 kg në Frankfurt dhe të presë nesër që të dalë në gazetë.

Ata shkëmbejnë mesazhet: "...Ili un e shes me 35...

Ramazanit ma ka pagu 34. Ato mund ta dun dhe 'ner heletik Pom' (bashkëbisedimi në gjuhë të huaj!’- thuhet në pjesën nga dosja e siguruar nga Report Tv.

Ervin Mata nuk është arrestuar nga policia dhe besohet se prej kohësh, edhe pse nuk ka qenë i shpallur në kërkim për ndonjë vepër tjetër penale, nuk ka qenë në territorin e vendit tonë. Ai njihet për drejtësinë dhe opinionin publik në të ashtuquajturën masakra e ish-Bllokut të 4 tetorit 2018 ku mbeti i plagosur edhe i zhdukuri Ervis Martinaj.

Në të njëjtin operacion të SPAK, me vendim të Gjykatës së Posaçme u firmosën 11 urdhër-arreste dhe u arrestua ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, dhe 4 të tjerë.


Lajmi kryesor:

Report Tv zbardh emrat, kush janë 2 vëllezërit, vrasja e të cilëve u planifikua nga shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe 3 anëtarët e grupit kriminal


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin