10 mijë-20 mijë € për në SHBA, Kanada dhe Britani me dokumente false, megaoperacion me 32 të arrestuar në 13 qytete (Detaje)

Shkatërrohet një grup kriminal me 36 anëtarë të cilët pajisnin me dokumente të falsifikuara qytetarë shqiptarë mes tyre edhe me rrezikshmëri të lartë apo me precedentë penalë dhe më pas i dërgonin në vende si SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe vendet e BE-së kundër shumave monetare. Report Tv mëson se një pjesë e mirë e personave të pajisur me dokumente false, u ka qenë ndaluar lëvizja në hapësirën "Schengen". Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kanë arrestuar 32 persona në kuadër të një megaoperacioni të koduar "Rruga e Gabuar", ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Detajet e operacionit u bënë të ditura gjatë një deklarate për mediat nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai tha se mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie, ndërsa shtoi se aksioni është realizuar nga 250 efektivë policie në qytetet si Tiranë, Lezhë, Shkodër, Delvinë, Sarandë dhe Durrës. Krimet e Rënda kanë lëshuar edhe 15 urdhërarreste të tjerë, të cilët ende nuk janë ekzekutuar nga policia. 

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por nuk janë gjetur. Report Tv mëson se të arrestuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve kanë dërguar drejt vendeve të lartpërmendura dhjetëra qytetarë shqiptarë kundrejt shumave nga 10 mijë paund deri në 20 mijë euro. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia. Mësohet se grupi kriminal përbëhej nga 36 anëtarë. Gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe 4 laboratorë për falsifkimin e dokumeteve.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".

Deklarata e Ardi Veliut
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie "Arrest shtëpie".

Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/02/2019 07:16

    Cesht kjo deklarat vari lesht si jep kemi arrestuw32 perosona ku jan emrat si I paske arrestu deklarata jepet me emra jo kemi e sthona asi emer ke pa na i enderr mor budalla thuj me emra ke arrestu jo gjera ava

    Përgjigju
  • Barka: 02/02/2019 19:27

    Sa Police apo shefa keni arrestuar....Apo mbajn vendin e punes me qoka.....

    Përgjigju
  • Fredi: 02/02/2019 18:31

    Po mir po nuk na thatë ç u bë me refugjatët.... I dërguat nga erdhen apo u thatë bujrum bujrum tu mirmbajmë të hani e të pini e të rrini këtu?!

    Përgjigju
    • Beni: 03/02/2019 07:46

      O Ferdi po ti qeke analfabet.As artikullin nuk paske kuptuar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri