Tre persona kanë rënë në pranga për trafikim të të miturve për shfrytëzim prostitucioni. Mësohet se me premtimin se do t’i shndëlrronin në modele jashtë shtetit ata kanë rektutuar disa vajza të mitura 
 
Operacioni i koduar  “Modelja” ka sjellë arrestimin e Klajdi (Lulëzim ) Çela, 25 vjeç Besnik Stolla, 25 vjeç dhe Sotiraq Dhima, 55 vjeç, ky i fundit i dënuar dy herë më parë, në vitin 2001 e 2004 për veprat  penale ”Fallsifikim dokumentash” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
 
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit  L.M, 48 vjeç, lindur dhe banues në Poliçan,Berat, i dënuar më parë për veprat penale  “Vjedhje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
 
Sipas policisë këta persona  në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë trafikuar jashtë vendit një shtetase minorene 15 vjeçe nga Berati.
 
Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë rekrutuar edhe vajza  të tjera minorene të cilat përzgjidheshin nga vende të thella të vendit me premtimin për t’i bërë modele jashtë shtetit, kryesisht  në Itali.
 
Operacioni është organizuar nga sektori për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, si dhe me  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë duke i finalizuar në orët e mbrëmjes së sotme.
 
besnik stolla

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)