Një 25-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së hënës pasi akuzohet për trafikim të armëve dhe lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë i riu me inicialet J.P. nga Pogradeci. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale "Trafikim i armëve dhe municioneve" ,"Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Komento