Tiranë- Shqipëria i dërgon nën pranga Italisë nga aeroporti i Rinasit të kërkuarin për narkotrafik, i dënuar me rreth 15 vite burgim në mungesë nga drejtësia e vendit fqinj.
Interpol Tirana konfirmoi procedurën dhe marrjen nën pranga nga homologët e vendit fqinj ditën e sotme (19 Gusht), të 48-vjeçarit Armand Dani, i cili mbante edhe një identitet të dytë si Armand Isaj, banues në Shkodër.
Dënimi ndaj tij ishte dhënë një vit më parë nga Gjykata e Novarës, teksa i duhet të vuajë edhe rreth 12 vite izolim të mbetura. Ai akuzohet se bënte blerje dhe shitje të lëndës narkotike nga vendet e tjera dhe kryesisht Holanda, për tregun italian. Në vitin 2017 iu gjet edhe në banesë një sasi droge kokainë.
Dani ishte arrestuar më 1 Qershor 2023 në qytetin e Shkodrës, pas një operacioni bazuar në informacionet mbi urdhrin e kërkimit dhe lokalizimin e tij. Ai ishte banues në lagjen "Guerrile", por u zbulua teksa fshihej në atë "Dobraç".
“Gjykata e Novarës, më datë 1 Mars 2023, e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48-vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim”, njoftoi Policia e Shtetit për rastin.
Referuar dosjes hetimore të vendit fqinj, rezulton se Dani (Isaj), “në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali”. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2935
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21