Një person i dënuar me 5 vite e 10 muaj burg nga një gjykatë në Itali, për trafikim të të miturave, është arrestuar sot në qytetin e Vlorës. 

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, thuhet se në pranga është vënë Aleksander Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia Vlorë ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar! Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim :

Aleksander Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i lartëpërmendur rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale "Organizat kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerzore, shfrytëzim për prostitucion", dhe "Emigracion i paligjshëm'', të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com