Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021

Trafiku është shtuar, por Shqipëria kishte numrin më të ulët të makinave për banorë në Europë edhe në 2021

Foto ilustruese

Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin më të ulët të veturave për pasagjerë në raport me popullsisë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2021.

Në Shqipëri kishte 210 autovetura për 1000 banorë, sipas Eurostat, nga 190 që ishte treguesi vitin e mëparshëm. Pavarësisht rritjes, vendi mbetet i fundit në Europë për numrin e autoveturave në raport me popullsinë (të dhënat për Kosovën dhe Turqinë dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme).

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut, me 231 mjete, ndërsa rekordin e mban Serbia, me 325 autovetura.

Banorët e rajonit disponojnë shumë më pak automjete personale në krahasim me vendet e Bashkimit Europian. Në shtetet e BE-së treguesi fillon nga 400 eurovetura. Mesatarja e Bashkimit Europian është 570 autovetura për një mijë banorë.

Numri i makinave për banor në Europë është rritur në vitin 2021

Eurostat raportoi se në vitin 2021, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për banor në Bashkimin Europian, u rrit nga 0,53 në 0,57.

Të dhënat tregojnë se vendet perëndimore të BE-së, regjistruan norma më të larta të motorizimit (makina pasagjerësh për 1000 banorë), sesa anëtarët qendrorë dhe lindorë të BE-së. Megjithatë, në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së.

Normat rajonale shpesh lidhen me situatën ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana specifike. Për shembull, shkalla e lartë e motorizimit në Valle d’Aosta (Itali), ndikohet nga rregullat e favorshme tatimore.

Midis viteve 2001 dhe 2021, Rumania regjistroi normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë midis vendeve anëtare të BE-së (+5,4%), e ndjekur nga Polonia (+4,5%).

Vendet që shënuan norma mesatare vjetore të rritjes nën 1%, ishin Malta dhe Holanda (secila +0,9%), Spanja (+0,8%), Franca dhe Italia (secila +0,7%), Belgjika dhe Austria (secila +0,5%), Gjermania dhe Luksemburgu (secila +0.4%) dhe Suedia (+0.3%)

Në përgjithësi, vendet baltike, vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, kanë regjistruar rritje më të forta se vendet perëndimore të BE-së midis 2001 dhe 2021./Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille