Trafiku i 60 kg kanabis, Antidroga Tiranë prej muajsh po hetonte 4 të rinjtë! Lënda kultivohej në Fushë-Arrëz! Synohej shitja me shumicë në Kamëz, 1200 euro/kg

Trafiku i 60 kg kanabis, Antidroga Tiranë prej muajsh po hetonte 4 të rinjtë! Lënda kultivohej në Fushë-Arrëz! Synohej shitja me shumicë në Kamëz, 1200 euro/kg

1737618582_arrestim.jpg

Detaje të reja nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, ku u arrestuan 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.

Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.


Lajmi kryesor:

Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro

Itali/ Po trafikonte mbi 3 kg kokainë me ‘Mercedes Class’ në autostradë, arrestohet korrieri shqiptar! Vlera e drogës së 26-vjeçarit 300 mijë euro