‘Trafiku i drogës është kthyer në pandemi globale’, kështu deklaroi një ekspert i trafikut ndërkombëtar të drogës për ‘El Confiencial’ duke shtuar se nuk duhet hequr asnjë presje nga raportet që e paralajmërojnë se si është situata me tregun. Në artikull përmendet edhe krimi i organizuar shqiptar për aftësi në korruptimin e punonjësve.
Më shumë se 240 tonë kokainë janë kapur në BE vetëm gjatë vitit 2021. Belgjika renditet në vendin e parë me 92 mijë kilogramë, Hollanda në vendin e dytë me 73 mijë kilogramë ndërsa në Spanjë, ku për vitin e pestë radhazi shënohet shifër rekord, u kapën 49 kg.
Hollanda është bërë rruga kryesore e hyrjes së kokainës. Në portet e Valencias dhe Algeciras janë ndër pesë të parat ku u kapen më shumë dërgesa. Këto janë disa nga përfundimet e një raporti të publikuar nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA), në të cilin analizohet kontrabanda e kësaj droge në BE dhe ku detajohet se transporti detar me mallra, varka me vela janë mënyra që përdoret më së shumti për trafikun e kokainës.
Gjatë vitit 2020 janë kryer 520 sekuestrime të kësaj lënde në 75 porte të botës. 58% e totalit, më konkretisht 301 sekuestrime u realizuan në 35 objekte portuale të vendosura në Bashkimin Evropian. Këto operacione policore bënë të mundur sekuestrimin e 171 tonëve.
"Të dhënat tregojnë se porti i Antwerpen (Belgjikë) është ndoshta pika kryesore e hyrjes për kokainën e kontrabanduar në BE", thuhet në dokument, duke specifikuar se "Inteligjenca Europol sugjeron se pjesa më e madhe e kësaj droge fillimisht është e destinuar për në Holandë" .
Studimi i kapjeve të sasive të drogës në vendet portuale në dekadën e fundit konfirmon zhvendosje të hyrjes së drogës në kontinent, që nënkupton një humbje të rëndësisë së Spanjës në krahasim me vendet e tjera evropiane, ku ‘mokromafia (një brez i ri që vepron mes Bassit dhe Belgjikës, i karakterizuar me bazë etnike)’ dominon krimin e organizuar.
Nëse mes viteve 2010 dhe 2015 në territorin spanjoll u sekuestruan mesatarisht 22 tonë kokainë, duke e vendosur vendin si më aktivin në luftën kundër këtij lloji të trafikut të drogës, nga viti 2016 deri në vitin 2020, operacionet zhvendosen në Belgjikë, ku janë sekuestruar 30,290 kilogramë në 2016 dhe 70,250 në vitin e fundit.
Në tre vitet e fundit, Holanda është bërë madje shteti i dytë evropian në konfiskim, duke nxjerrë në pah rolin në rritje të grupeve të organizuara me bazë në Suedi apo Belgjikë. Bandat e përbëra nga shtetas me origjinë afrikano-veriore, emigrantë të gjeneratës së dytë dhe të tretë, me metoda jashtëzakonisht të dhunshme që nuk kanë hezituar të vendosin bomba në Costa del Sol për të larë hesapet.
Ky kontekst i ri e bën Roterdamin portin e dytë në konfiskim, me 41,83 tonë vetëm në vitin 2020. Në pozicionin e tretë është vendi ku ndodhet zona e parë portuale spanjolle. Ky vend është në Valencia, ku u sekuestruan 7 680 kilogramë. Algeciras dhe Vigo, sipas të dhënave të vitit 2020, zënë vendin e pestë dhe të gjashtë në renditje, përkatësisht me 5280 dhe 4560 kilogramë të sekuestruara. Në total, në të gjithë Spanjën, vetëm në këtë lloj terminali transporti dhe mallrash janë gjetur 26 tonë. Këto të dhëna e bëjnë Spanjën vendin e katërt në botë për kapjen e drogës.
Edhe autoritetet gjermane ia atribuojnë rritjen e fundit të konfiskimeve në portin e Hamburgut aktiviteteve të rrjeteve të krimit të organizuar të shqiptarëve etnikë dhe ballkanikë dhe aftësisë së tyre për të korruptuar punonjësit. Ndërsa porti i Algeciras ka qenë kohët e fundit skena e një prej goditjeve më të mëdha kundër korrupsioni policor në Spanjë.