Trafiku i ikonave, ekspertë
të Maqedonisë në Tiranë

Trafiku i ikonave, ekspertë<br />të Maqedonisë në Tiranë
 SHKUP- Ekspertë të artit nga Maqedonia ndodhen në Tiranë për të verifikuar ikonat e vjedhura nga kishat maqedonase të cilat u sekuestruan pak ditë më parë në kuadër të operacionit “ikona”

Më shumë se 20 vjedhje kishash janë kryer në pjesën perëndimore të Maqedonisë për gjartë një viti e gjysmë. Në çdo vjedhje raportohen se janë grabitur dhjetra ikona fetare dhe afreske.

Policia maqedonase me ndihmën e Interpol është vënë në kërkim të më shumë se 130 ikonave të cilat mendohet se kushtojnë shumë.
Pas operacionit të policisë më 9 tetor, u sekuestruan mbi 1000 ikona fetare në banesat e Gjergji Thimos dhe Arben Spahos.

Policia e Tiranës ka kontaktuar me kolegët  në Shkup. Sasho  Cvetkovski nga muzeumi Dr Nikola Nezlobinski", në Strugë konfirmon se 3 nga 7 ikonat e sekuestruara në këtë operacion i përkasin kishave maqedonase, ndërkohë që numri pritet të rritet, informon agjencia maqedonase e lajmeve MINA.  

Zyrtarët maqedonas tashmë janë të sigurtë se pothuajse të gjitha veprat e vjedhura në kishat maqedonase janë dërguar në Tiranë.

Zyrtarët e të dy shteteve pritet të takohen për të konfirmuar fillimin e procesit të kthimit të ikonave fetare në Maqedoni

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës