Trafiku i klandestinëve, 1500 euro
nga Kakavija në Mal të Zi

Trafiku i klandestinëve, 1500 euro<br />nga Kakavija në Mal të Zi
TIRANE- Gazeta Shqiptarja.com ka zbardhur itinerarin që klandestinët sirian kanë bërë për tu futur në Shqipëri e më pas për të kaluar në Malin e Zi, e më tej për të lëvizur në vendet e Bashkimit Europian. Nëpërmjet autobuzave të linjave Athinë –Janinë e më pas me linjën e autobuzave Janinë –Kakavijë, ata mbërrijnë në kufi me Shqipërinë. Më pas të shoqëruar, shoqëruesit mendohen se janë një rrjet shqiptarësh, zbresin në krahun e poshtëm të Kakavijës dhe udhëtojnë më këmbë nëpërmjet shtratit të lumit dhe dalin në vendin e quajtur “Mulliri”.

Aty ku është bërë i mundur edhe ndalimi i klandestinëve. Burimet thonë se “Ata pasi kapen nga pala shqiptare, pasi hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, gumbullohen në Kakavijë në stacionin e policisë kufitare dhe aty bëhet dokumentacioni i plotë dhe u bëhet urdhëri i dëbimit dhe më pas i dorëzohen palës greke. Pala greke është e detyruar ti pranojë pasi ata kanë dokument që kanë ardhur nga Greqia, pra kanë dokumentin e kampit”.

PAGESA
Për çdo person kalimi nga Athina në Mal të Zi kushton 1500 euro, ndërsa nga Siria deri në Athinë ju ka kushtuar rreth 2000 euro. Pra për çdo klandestin merret 3500 euro për tu nisur nga Siria dhe për të mbërritur në Mal të Zi, ku aty pastaj shpërndahen për në vendet e BE-së. Vetëm në Shqipëri janë ndaluar 200 që vetëm me një kalkulim të thjeshtë shuma e tyre do ta kalontë shifrën 70.000 euro. Ndërsa ende nuk dihet se është numri total i këtyre personave që kanë arritur realisht ti shpëtojnë kufirit shqiptar duke mbërritur në destiancion, Mal i Zi. Pra në të gjithë këtë histori imigrimesh qarkullon një rrjet i fuqishëm i trafikut të qëneve njerëzore, të cilët mendohen se janë shqiptarë (Athinë-Mal i Zi).  
 
UDHETIMI
Shtetasit sirian nisen me autobuzat e linjës Athinë-Janinë, pastaj marrin linjën Janinë-Kakavijë. Aty zbresin për të të kaluar kufirin më këmbë, ku më pas priten nga shoferë shqiptarë për t'i dërguar për në Tiranë dhe më pas drejt Malit të ZI. 

HETIMI
Ngajrjet e njëpasnjëshme të hyrjes në kufirin shqiptar (Kakavijë) klandestinë sirian ka detyruar policinë që të fillojë një hetim mbi rrjetin trafikant që bëjnë të mundur shoqërimin e sirianëve për në Malin e Zi. Përveç agjentëve në pikën kufitare policia e Gjirokastrës ka marrë informacione në rrugë operative. Zyrtarë nga policia e Shtetit bëjnë me dije se “ka filluar një hetim nga pala shqiptare, pasi mendohet se ka emra konkret të shqiptarëve që bëjnë të mundur hyrjen në mënyrë klandestine të sirianëve në Shqipëri dhe më pas kalimin e tyre për në Mal të Zi.

PRECEDENTET
14 emigrantë klandestinë, sirianë dhe afrikanë u ndaluan mesditën e datës 11 gusht në afërsi të vendit të njohur si Uji i Ftohtë në Tepelenë. Klandestinët, nëntë meshkuj dhe pesë femra, shoqëroheshin nga dy persona nga Fieri, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Pasi janë identifikuar, 2 fierakët janë larguar me shpejtësi. 14 emigrantët kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar nga Greqia dhe përmes Malit të Zi, shpresonin të kalonin në vendet e Europës Perëndimore. Nga identifikimi i tyre rezultoi se shtetasit e ndaluar ishin sirianë dhe afrikanë.
 
EKSPERTI
Ylli Kumrija, ekspert për emigracionin pranë Departamentit për Kufirin dhe Emigracionit, me seli në Tiranë specifikon se asnjë emigrant, nga 1200 të ndaluar gjatë këtij viti, nuk ka emigrantë që kanë kërkuar azil, ndërsa tre fëmijë afgan, që janë ndaluar disa muaj më parë nga policia, që fatkeqësisht figurojnë të pashoqëruar nga prindërit, janë në mbrojtje të shtetit.


(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator